NDIHEMA PER MALESI

Lajmrojme Komunitetin Shqiptar te Detroitit me rrethe se “Shoqata Atdhetare Malesia e Madhe” me daten 14- Nentor- 2010, dite e diel, ne ora 7 te mbremjes ne sallen “Gjergj Kastrioti” pran Kishes se “Shen Palit” ne qytetin Rochester Hills do te shtroj nje darke, tash tradicionale per te grumbullue mjete financiare per ndihma te Malesise.

Kjo shoqate, mision dhe qellim te vete ka: te ndihmoje dhe te ndikoje ne permisimin dhe avancimin ekonomik, politik dhe social ne Malesi. Te ndihmoj skamnoret, te semurit, studentet si dhe raste tjera ne nevoje.

Me ndihmen tuaj gjeneroze, per keto vite te funksionimit shoqata jone ka ndihmue Malesin me afro $440,000.00.
Te dashur bashkatdhetar,

Ju njoftojme se risi e ketij viti eshte se “Shoqata Malesia e Madhe” planifikon ta ngreje kete mision ne nje shkalle edhe me te larte: KETE VITE SYNOJME TE NXJERRIM NJE FAMILJE MALESORE NGA SITUATA E RENDE E SHKAKTUAR JO VETEM NGA VARFERIA, POR E SHUMEFISHUAR NGA DISKRIMINIMI, BURGOSJET DHE TORTURAT E PUSHTETIT MALAZEZ QE NE MENYRE CNJEREZORE TRAJTOI KETE, DHE DISA FAMILJE DHE INDIVIDE TJERE ME RASTIN FAMKEQ “FLUTURIMI I SHQIPONJES.”
PER DETAJE DO TE JU NJOFTOJME KETE MBREMJE DHE SHPREHSOJME SE DO TE NA E PELQENI DHE PERKRAHNI KETE NISME FISNIKE.

Prandaj, apelojme te te gjithe Ju njerzit bemirs dhe Ju kerkojme ndihme, qe se bashku te ndihmojme Malesine dhe njerzit e saje ne nevoje.

“Shoqata Atdhetare Malesia e Madhe”
Gjergj Ivezaj, Kryetar

KOMENTOJE