Të nderuar bashkëatdhetar
Nëse doni të bëni donacion, kliko këtu: http://www.visit-ulcinj.com/blog/2010/11/08/ndihme-familjes-elezoviq-nga-ulqini/
Ftojmë gjithë shqiptarët me punë dhe qëndrim në diaspor dhe Ulqin, shoqatat, klubet, bashkësitë fetare, intelektualët, shoqëritë afariste, firmat shqiptare donatorët individual e institucional pa dallim moshe, gjinie, krahine e feje që të kontribuojnë në këtë aksion humanitar për ndihmë bashkëatdhetarit të jonë nga Ulqini Shaqir Elezoviqit (41) babai i 4 femijëve . Do të fillojmë javën e solidaritetit për grumbullimin e fondeve për të ndihmuar Shaqir Elezoviqin dhe familjen e tijë të cilët përjetuan shokë emocianal dhe shpirtnor gjatë humbjes të dyja këmbëve që psojë në operacion,kurse gjendja shëndetsore e Shaqir Elezoviqit, 41 vjeçarit që ka pësuar opercion në Podgoricë ku i humbi te dyja këmbet,ashtë dobsuar dhe qëndron në gjendje kritike.
Të gjitha të hollat që do të mblidhen nga të gjithë bashkëatdhetarët tan ku janë, do t’i dedikohen shërimit dhe ndimës së familjes të 41 vjeçarit Shaqir Elezoviqit nga Pelinku.
Ne shpresojmë se qytetarët e Ulqinit dhe të tjerët do të jenë në nivel të aktiviteteve, në nivelin e mëparshëm të ndihmave që kanë ofruar edhe për raste të tjera dhe do të vijnë në këtë familje që t’i ndihmojmë Shaqir Elezoviqin babain e 4 femijëve.
Besoj edhe ju keni të njëjtin shqetësim se si do të bëhet me familjen e Shaqirit. Kjo kërkon një përkushtim më afatgjatë. Ajo familje ka nevojë për gjithçka; atyre u mungon gjithçka – pa mëdyshje edhe buka.
Lajme nga Ulqini u bën thirrje bashkatdhetarëve tanë, jo vetëm në diaspor, por dhe gjithë atyre që kanë vullnet të mirë, që me mjetet tona t’ua lehtësojmë vështirësitë kësaj familje, të cilët këto ditë po kalojnë një situatë tepër të rëndë.
Nga stafi drejtues »Lajme nga Ulqini » shpresojmë se as kësaj here nuk do të mungojë solidariteti ynë, ashtu siç nuk ka munguar edhe herë të tjera,qoftë duke ia lehtësuar varfërinë dikujt, apo dikujt tjetër duke i siguruar para për shërim.
Kush dëshiron të ndihmoj në mynyr direkte në Ulqin,shtëpia e Shaqir Elezoviqit ku ajë rrin me qera, asht gjithëmon e çelur dhe gjindet vis-vis “Marketit SOLARIS” duke shkuar në Plazhin e Madhë,ku përpara shtëpis gjendet një Fiat tipo ngjure të kaltërt.
Jemi gjithashtu të mendimit të ju furnizom edhe konton e Shaqir Elezoviqit duke pasur para syshë edhe koperimin e familjes së tij (babait apo bashkëshortja), që të na lajmrohen sa më par që të na furnizojn për bashkatdhetarët tan, që kontributin tuaj mund ta jepni duke derdhur mjetet për ndihmë në Gjiro Logarin Bankare në Ulqin.
Thonë se shpresa vdes e fundit, kështu thonë edhe anëtarët e familjes të Shaqir Elezoviqit duke shpresuar për një të ardhme më të mir. Derisa largohesha nga kjo shtëpi fëmijët nuk ndalnin duke pëshpëritur “athua tash do të na sjell ndihma ndokush” /Lajme nga Ulqini/