Rihanna në Shqipëri?

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka premtuar se do të sjellë një emër të famshëm botëror për të argëtuar rininë shqiptare, kjo pjesë e festës për liberalizimin e vizave për Shqipërinë nga ana e Bashkimit Evropian.

Këtë ‘premtim’ z. Berisha e ka bërë në mes fjalësh, gjatë një interviste për emisionin Opinion të Blendi Fevziut, në televizionin Klan. Ai ka thënë se do të dëshironte që rinia shqiptare të ketë mundësinë të shijojë muzikën e njërin prej yjeve botërore, si Rihanna ose Lady Gaga.

“Në ditën e lëvizjes, ne do të bëjmë çmos që një nga këngëtarët më të pëlqyer të rinisë shqiptare të jetë pjesë e saj. Dëshira ime është të jetë ndër më të mirët”, ka thënë Berisha. I pyetur se kush është ndër më të mirët sipas tij, Berisha është përgjigjur: “Rihanna(…). Ose të jetë Lady LaGa”, derisa duke qeshur dhe i shoqëruar nga duartrokitjet e të pranishmëve në studio ka vazhduar: “E sheh se do t’u pëlqente”.

Berisha po ashtu ka thënë se ai është një fans i kamotshëm i muzikës, por kjo zgjedhje e këtyre yjeve është se ato janë në kulmin e karrierës për momentin.

“Unë gjatë gjithë jetës time kam dëgjuar shumë muzikë. Dhe nuk kam pse ta pengoj veten nga një pasion i hershëm. [Por] unë nuk mund të them Celine Dion. Sot kjo (Lady GaGa) është në kulm së bashku me Beyonce dhe të tjerë”, ka arsyetuar Berisha, duke pohuar preferencat e tij për festën e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

KOMENTOJE