Rrok Dedvukaj, i arrestuar në aksionin famëkeq Fluturimi i Shqiponjës, në rrëfim për mediet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzoi autoritetet e Malit të Zi për torturë.

Më kanë rrahur të pranoj se unë jam terrorist.

Rrok Dedvukaj, i arrestuar në aksionin famëkeq “Fluturimi i Shqiponjës” deklaroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Mali Zi është shteti i cili nuk i din parimet e lirisë dhe demokracisë, dhe tha se policisë malazeze i ka thënë se lirisht mundeni për të më vrisni, por unë kurrë nuk do të pranojnë se kam bërë diçka që nuk është e vërtetë.
Rrok Dedvukaj, tani pronar i një restoranti në Detroit, tha për gazetën “Daily Tribune” se për shkak të arrestimit dhe torturave në Mal të Zi ka humbur çdo gjë, dhe pas kthimit në Amerikë, ka filluar një jetë të re.
Ditët e parë të gushtit të vitit 2008, 12 të arrestuar në operacionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”, u dënuan me një total prej 48 vjet e nëntë muaj burg për shkak se, sipas vendimit, kanë planifikuar sulmet terroriste në Malësi në prag të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në shtator të vitit 2006 , për të krijuar një rajon shqiptar në territorin e Malit të Zi.
Dedvukaj, tha se ajo që i ishte vendos në aktakuzë nuk është e vërtetë dhe se pasi u lirua nga burgu në Podgoricë u kthye në SHBA, ku ai atëherë me ndihmën e të afërmve dhe miqve e hapi një restorant të ri.
– Qeveria e Malit të Zi më ka rrahë dhe torturuar për të nënshkruar një dokument në të cilin shkruante se unë jam terrorist. Ata nuk kanë pas fakte. Unë i thashë autoriteteve se nëse unë me të vërtetë do isha terroristë, atëherë unë do isha nëpër male me pushkë në dorë dhe ju kurrë nuk do më kishi arrestuar. Kam vendosur, kur më dërguan në stacionin e policisë, se ata mund të më vrasin, rrahin, ose çfarëdo, por në asnjë mënyrë nuk do të pranoj për diçka që nuk është e vërtetë, tha Rrok Dedvukaj për gazetën amerikane, duke shpjeguar se ai ka jetuar në Malin e Zi deri në moshën nëntë vjeçare, dhe pastaj familja e ti ishte vendos në Amerikë.
Ai tha se në Mal të Zi në vitin 2006 erdhi si sipërmarrës amerikan, i cili ka punuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për shqiptarët në Mal të Zi.
– Për këtë mua mu deshtë të paguaj, dhe kur u ktheva në Mal të Zi në vitin 2006 , unë u arrestova, u mora në pyetje dhe më burgosën për tri vjet – tha Dedvukaj.
Ai njoftoi se ai do të ndajnë ushqime falas në Ditën e Falënderimeve, të një feste kombëtare amerikane, në kujtim të një jetë të vështirë në Mal të Zi, por edhe për të ndihmuar ata që janë të uritur, të cilët nuk kanë një punë dhe të cilët ndjehen në depresion për shkak të krizës financiare.
– Unë e di shumë mirë se çfarë është uria. Kur unë kam pasur shtatë ose tetë vite shpesh herë shkoja në shtrat me stomak shpraztë. Unë jam i lumtur që u ktheva në SHBA. Shumë vende e shohin lirinë Amerikane si një kërcënim dhe një nga këto vende, është edhe Mali i Zi. Edhe pse ne kemi probleme ekonomike, ne në Amerikë jemi 200 vjet përpara të tjerëve. Njerëzit e Vegjël në Amerikë kanë të drejtën për vetëvendosje – tha Dedvukaj.
Arrestimi i një grupi të shqiptarëve në vitin 2006 ka krijuar shumë vëmendjen e publikut, por edhe shumë kritika për shtyrjen e procesit dhe akuzat se pjesëtarët e policisë i kanë rrahur dhe torturuar të arrestuarit. Sipas vendimit të gjykatës malazeze , plani ishte për të sulmuar objektet me rëndësi për sigurinë e furnizimit të qytetarëve. Ata donin për të bërë robërimin e plotë të policisë dhe për të frikësuar jo-shqiptarët në Malësi me qellim që të largoheshin nga shtëpitë e tyre. /Përktheu nga DAN Albert Camaj/

KOMENTOJE