Veprat e Gjekë Gjonaj janë me vlera kombëtare dhe shkencore

Gazetari, publicisti dhe studiuesi, Gjekë Gjonaj deri tani ka botuar katër vepra voluminoze me mbi një mijë faqe me vlera kombëtare dhe shkencore: Prekë cali , piramidë e kufijve të Shqipërisë, Njëmendësi shqiptare, Gjurmëve të kohës” dhe Shqipet e Maleve. Autori i këtyre veprave, krahas kërkimeve në fushën e medias, është përveshur edhe hulumtimeve studimore me peshë shkencore. Gjonaj tashmë nuk është vetëm emër i njoihur në gazetarinë shqiptare, por, bazuar në vlerat e padiskutueshme të veprave të tij, me të drejtë mund të them se është një intelektual i mirëfilltë, i cili hap shtigje të reja në fushën e historisë, gjeografisë, folklorit dhe etnografisë të shqiptarëve në Malin e Zi. Temat që i trajton në veprat e tij me referenca të qëndrueshme studimore , si: Xhubleta- mbretëreshë e veshjeve shqipotare, Veshja e Shestanit, Vitoja – sofër e madhe gjithshqiptare, Dom Simon Filipaj- njeriu që realizoi ëndrrën 2000 vjeçare të shqiptarëve, Dedë Gjo’ Luli, figure historike e Malësisë, Nëna Terezë-misionare e dashurisë, At Gjergj Fishta-figurë madhorr e kulturës shqiptare, Kulla e Curanajve-simbol i qëndresës shqiptare, Mali i Brisë-histori e dhimbshme e shqiptarëve, Në Shas ka gjurmë parahistorike, Prekë Cali, piramidë e kufijve të Shqipërisë , dhe shumë studime të tjera, janë vlera që i tejkalojnë shkrimet gazetareske dhe u bashkangjiten hulumtimeve të mirëfillta shkencore.

Gjekë Gjonaj të gjitha problemeve u qaset natyrshëm, me maturi objektive, duke mos anuar nga asnjëra pale. Ai vazhdimisht ka shtruar realisht jetën e shqiptarëve në këto hapësira edhe në aspektin e së kaluarës së idhët historike në mënyrë të drfejtë dhe reale. Me këtë ka dëshmuar qartë e bindshëm se i njeh mirë rrjedhat historike të kësaj popullate. Gjonaj në shumë shkrimet e tij vë në dukje aspektin e mërgimit, kthimin e pronave, nevojën e investimeve, korrigjimin e pla-programeve shkollore, punësimin , përfaqësimin e e shqiptarëve në isntiucionet shtetërore, kërcënimin që u bëhet shqiptarëve në trojet e etnike, uzurpimin e pronave nga ish-pushteti komunist, të cilat qeveria malazeze nuk po ua kthen shqiptarëve të Ulqinit, Tuzit, etj. edhe pse kjo është e paraparë me konventa ndërkombëtare. Gjeka, për këto padrejtësi që po u bëhen bashkëkombasve të tij, kërkon pa frikë dhe me ngulm që ato të eliminohen, por, siç dihet, ende nuk ka sinjale nga pushtetarët se do të zgjidhen këto probleme jetike të shqiptëve në këtë shtet. Është për tu çuditur që për të tilla probleme të shqiptarëve nuk ngre zërin as Bashkësia Europiane dhe faktori ndërkombëtar, para syve të cilëve shiten pasuritë legale të shqiptarëve dhe nuk dihet se ku shkojnë këto para. Këto dhe probleme të tjera të shqiptarëve në Malin e Zi deri më tani askush tjetër nuk i ka trajtuar më mirë në mediat shqipe se sa Gjekë Gjonaj, i cili nuk shkruan për tu hyrë në qejf pushtetarëve. Përkundrazi, ai me dinjitet, ndërgjegje të lartë kombëtare publikon shqetësimet, hallet dhe preokupimet e dhimshme të shqiptarëve në Malin e Zi. Janë të pakët ata gazetarë që i pasqyrojnë kaq realisht problemet e shqiptarëve, në kohën kur shumica e tyre janë bërë zëdhënës dhe servilë të pushtetarëve.

Gjekë Gjonaj përmes këtyre vlerave jep mesazhin që në mesin e shqiptarëve historikisht ka patur njerëz të ditur të cilët na kanë nderuar para botës, duke na radhitur ndër popujt më të civilizuar të Europës. Populli ynë me shekuj mbrojti identitetin, gjuhën, zakonet dhe ndërgjegjen e lartë kombëtare. Gjonaj në pjesën më të madhe të shkrimeve të tij reflekton dinjitet dhe aftësi intelektuale, të cilat guximshëm i vë në shërbim të preokupimeve dhe çështjes shqiptare. Ky i ngreh problemet e popullatës së vet deri në instancat më të larta administrative shtetërore e ndërkombëtare, duke dëshmuar me argumente se në rajonet etnike shqiptare po thellohen padrejtësitë dhe dhuna, që janë në kundërshtim me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Gjeka guximshëm kërkon që këto probleme madhore të shqiptarëve në Malin e Zi të evitohen sipas standarteve europiane, që janë obliguese edhe për pushtetin aktual në Malin e Zi.

Në veprat e Gjekë Gjonaj spikat ndër të tjera edhe fati i dhimbshëm i shqiptarëve dhe diskriminimi ekonomik i tyre. Ky realitet i hidhur në mënyrë të denjë pasqyrohet në të gjitha aspektet e jetës së kësaj popullate e cila nëpër shekuj i shpëtoi asimilimit.

Gjekë Gjonaj edhe në fushën e intervistave shpreh njohuri të thellë interpretuese dhe aftësi kreative e krahasuese. Këtë dhunti të talentit rrallëkush e posedon . Dëshmi për këtë janë edhe intervistat e tij cilësore aq të kërkuara saqë ka raste që ato të botohen përnjëherë në katër-pesë gazeta ditore në Malin e Zi, Shqipëri dhe Kosovë. Nga materialet e botuara në katër veprat e deritashme të Gjekë Gjonaj mund të konkludoj se ato kanë vlera enciklopedike njohëse për shqiptarët në Malin e Zi. /Prof.dr. Bahri Brisku/

KOMENTOJE