Pushoi nji zemer e madhe shqipëtare në SHBA!

Bajram Cunmulaj
Ne kete fund Nendori, ne keto dite te Flamurit, u nda nga jeta nji flamurtar i vertete i Malesis se Madhe Z. Bajram Cunmulaj. Kete mot te ftofte na e ngriu se tepermi vdekja e parakohshme e ketij prijesit, atedhetairt e aktivistit te shquar te mergates Shqipetare ne Amerike.

Bajram Cunmulaj u lind ne Nenhelm te Hotit ne vitin 1939 dhe emigroi ne SHBA ne vitin 1966. Ishte nder te paret Malesore te Malesis qe emigroi ne Michigan. Ky poashtu ishte nder te paret qe ju bashkangjite mergates nacionaliste, antikomuniste qe vepronte e perpiqej per nji Shqipni Etnike e Demokratike. Se bashku me aktivistet si Gjok Martini, Din Toptani, Vehbi Ismaili, Prenk Gruda, Llesh Lajcaj, etj. ngriti zerin kunder roberise sllave dhe pupeteve sllav qe kishte kaplua gjithe shqipetaret.

Bajram Cunmulaj ishte element bashkimi, kooperimi e mirekuptimi mes mergimtareve te gjitha krahinave dhe konfesioneve. Ai ishte kudo kishte Shqipetare, ne Kishe, XHami, Teqe e gjetiu. Ai kishte nji zemer te arte, plot optimizem, dashuri, tolerance, humanizem e atedhedashuri.

Nuk eshte e cuditshme qe Bajrami kishte keto virtyte te mrekudhueshme mbasi qe dihet se ky vinte nga familja e bajraktareve te Hotit qe gjate gjithe Historise te lavdishme te Hotit dhe gjithe Shqiperise qene shembull jo vetem ne Malesine e madhe por ne Shqiperine mbare per vepra madhore gjithshqipetare. Ky gezonte nji rrespekt te pashembullt nga bashkevendasit e tij malesore. Ne njeren ane vinte rrespekti nga krahu i familjes qe ai I takonte por ne anen tjeter ai rrespektohej per ate qe ishte ai vete, per afersine, zgjuarsine, besnikerine dhe energjine poziteve te pashterrshme qe ai posedonte dhe e rrezatonte tek te tjeret.

Traditen kombetare te Cunmulajve e vazhdoi edhe Bajrami ne Amerike me organizime atedhetare, me protesta antisllave e anti-komuniste. Ai ishte katalist i organizimit te festes se Kryengritjes se Malesise te vitit 1911 e cila u organizua per here te pare ne vitin 1972 ne kushte mjaft te veshtira mbasi qe shumica e mergimtareve gjithni mbaheshin nen kontrodhin e kthetrave Jugosllave. Me ndihmen e shokeve te tij malesore si Kol Toma Dedvukaj, Nikoll Ujka Juncaj, Gjon Lulgjuraj e te tjere u realizua ky projekt ringjadhes per historine e lavdishme te Malesise dhe te vepres se Ded Gjon Lulit emri i te cilit ishte tabu ne pjesen e Malesise se okupuar nga Jugosllavia.

Kur tanksat Serbe sulmonin studentet Kosovare ne vitin ’81 e me vone Bajrami me malesoret e tij te dashur si LLesh Lajcaj, Gjoke Martini, Kole Gojcaj, Kole Juncaj, Toni Juncaj, Vasel Ujkaj, Marash Dushaj, Kole Dedvukaj, Zef Dedvukaj, Ded Gojcaj, RRok Dedvukaj, Pjeter Ivezaj, Martin Uli e tjere protestonin ne Washington D.C. e Chicago, New York e Detroit kunder terrorit serbo- jugosllav per ti hapur syte botes dhe qe ta internacionalizonin ceshtjen shqipetare.

Demokratizimi i Shqiperise dhe pavaresia e Kosoves sidhnin lote gezimi ne syte e Bajram Cunmulaj kurdo diskutoheshin ato dhe ndihej krenar per veprat e mergates shqipetare dhe ndihmen e tyre ne keto procese. Nje deshire e tij e madhe ishte realizimi i bashkimit kombetare e cila gjithni mbetet enderr e te gjithe shqipetareve patriote i cili process cdo dite e me teper tregohet i pandalshem.

Bajram Cunmulaj lene mbas gruan Barberen, djalin Xhefin, vedhezerit Hajdarin e Elezin, kusherinj te shumte, shoke e miq te perjeteshem te cilet kurre zdo ta harrojn emrin dhe vepren dhe miresine e tij.

E let te qofte kejo toke e bekuar e Amerikes o Bajram Cunmulaj, e ne gji me vehte merre e mbaje ate flamur shqipetare qe e deshe aq shume qe me nder e krenari e mbajte gjate gjithe jetes tende. /Mr. Luke Juncaj/

KOMENTOJE