Në Bronx u ngritë flamuri kuqë e zi në Ditën e Flamurit , Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

BRONX – NEW YORK : Lagjia më e madhe e shqiptarëve të Nju Jorkut, Bronxi, është përfshirë këto ditë nga atmosfera e festave të nëntorit, teksa i gjithë qyteti është zbukuruar e hijeshuar, i mbushur përplotë nga ngjyrat kuq e zi të flamurit tonë kombëtar.

Zbukurimet e “kryeqytetit” të ri të Shqiptarëve të Amerikës, Nju Jork, janë bërë në të gjithë shtëpitë klubet, e lokalet e shqiptarëve, në disa prej rrugeve më të frekuentuara nga shqiptarët si në Bronx, Bruklin, Staten Island, Kuins, e Longa Island.

Dy anët e rrugës u hijeshuan këto ditë me flamurin kuqë e zi, në segmenti e rrugës që mbanë emrin Nëna Tereses ” Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue,” Avenyja e famshme “Arthur Avenue”, si edhe anët e rrugëve që kanë shumë biznese e dyqane shqiptare, si në “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Park”,etj. . Këto rrugë prej një jave, kanë paralajmëruar festën e pavarësisë, stolisur me flamurin kuq e zi. Ndërkohë, që edhe kompani argëtimi, shoqatat e arganizatat e komunitetit kanë ditë që kanë nisur përgatitjet për mbrëmjet festive.

Mark Gjonaj, bashkë-themelues i Shoqatës Komuniteti Shqiptaro-Amerikan organizatori i një ngjarje historike, për të bërë që edhe rrugët e Bronxit, këto ditë feste të shqiptarëve të jenë të zbukuruar me flamuj të dy vendeve Shqipërisë dhe flamurin Amerikanë, në praninë e qindra shqiptarëve organizojë dje edhe ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptarë në Bronx. “Unë, tha gjithashtu Gjonaj dua të u jap falenderim të veçantë për të gjithë ata që e ndihmuan për të bërë këtë ngjarje të jetë e mundur”

Në rrugë filluan të kremtojnë së bashku, qindra shqiptarë. Festimet u zhvilluan në shesh gjatë gjithë ditës. Krenaria e shqiptaro-amerikanëve – flamuri kuqë e zi, u ngritë së bashku me flamurin amerikan nën egzekutimin e hymneve të dy vendeve, në shtizën e sheshit në East Belmont në 187 Street dhe Crescent Avenue. Ndërsa një skuadër me unifomra të policisë ( policë shqiptarë që shërbejnë në Policinë e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit) dhe një skuadër e vogël e marisave të ushtrisë së SHBA-ës, nderuan në pozicion gati ngritjen e falumerve të dy vendeve SHBA dhe Shqipërisë.

Flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Marinsi i Klasit të parë, Zeco Sujak , sikurse në intonimin e hymnit tonë kombëtarë një grup fëmijësh shqiptarë veshur me kostumet folkolrike shqiptare e ngriti një flamur shqiptar krah atij amerikan.

Shqiptarët e Amerikës respektojë këtë ngjarje historike me ngritjen e flamurit – me ceremoni gjatë së cilës flamuri shqiptar flamuri kuqë e zi me shkabën e zezë dykrenare, ngrihet për të fluturuar pranë flamurit amerikan. Shqiptarët e konsiderojnë ShBA aleatë dhe mik të madh së saj më të afërt – prej nga mbështetja e Presidentit Woodrow Wilson për pavarësinë e Shqipërisë një shekull më parë dhe me mbështetjen më të fundit amerikane të pavarësisë së Kosovës. Me Presidentin Klinton dhe George W. Bush.

Ceremonia e ngritjes së flamurit kuqë e zi, të cilën e udhëhoqi znj. Gledis Vogli nisi këtu në East Belmont – Bronx – me këngë e valle popullore nga grupet e vallëtarve të Grupit Rozafa. “Kjo ishte një ditë e madhe , një sukses i madh që të ketë në këtë ditë edhe një pjesëmarrje spektakolare”, tha Mark Gjonaj, bashkë-themelues i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Komunitetit (AACA). Në ceremonin e ngritjes së flamurit në Belmont, Gjonaj mbajti fjalimin kreysorë, duke folur për historinë e popullit shqiptar.

Gjonaj tha gjatë fjalës së tij se “Ne po e ngremë flamurin kuqë e zi, çdo vit për të nderuar këtë ngjarje historike, si një shprehje e lirisë sonë kombëtare dhe të lirisë së SHBA-ës. Dhe çfarë mund të jetë më simbolike të kësaj feste të madhe se ngritur flamurin shqiptar pranë është flamurit amerikan.” Më tej ai tha se “Ngritja e flamurit 98 vjetë më parë në Vlorën heroike, ishte në të njëjtën frymë dhe dëshirë për vetëvendosje që çoi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë gati 100 vjet më parë nga Perandoria Osmane, më 28 nëntor 1912. Në atë ditë, flamuri shqiptar – një shqiponjë të zezë dykrenore në një sfond të kuq – ishte ngritur nga Ismail Qemali dhe Luijg Gurakuqi, duke i dhënë fund sundimit të huaj mbi 500 vjet”.

Mark Gjonaj, bashkë-themelues i Shoqatës Komuniteti Shqiptaro-Amerikan organizatori i kësaj ngjarje përfundojë fjalën etij mes një entusiasmi duke uruar :

Gëzuar ditën e pavarësisë për të gjithë shqiptarët në të gjithë botën
Zoti e bekoftë Amerikën
Zoti e bekoftë Shqipërinë
Zoti e bekoftë Kosovën

Gezur diten e Flamurit
Rroft Shipëria
Rroft Kosova

Të pranishmit ishin edhe autoritetet rëndësishëme të qyteti, përfaqësues të shtetit shqiptarë e të Kosovës , Assemblyman Michael Benedetto, këshilltari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Jimmy Vacca, përfaqësuesi i qendres tregatre Arthur Avenue, Jerome Reguso, Avokati i njohur Stiv Kaufman, përfaqësuesi Republikës së Shqipërisë, Konsulli i Përgjithëshëm në Nju Jork, zoti Dritan Mishto, diplomati i Kosovës Ibish Jetishi , anëtarë të Shoqatave dhe organizatave të komunitetit. Të cilët, edhe ata përshëndetën Shqiptarët e Amerikës në Ditën e Flamurit , Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë /Beqir Sina – New York/

KOMENTOJE