Rihanna, me 8 dhjetor në Tiranë?

Këngëtarja e famshme Rihanna pritet të vijë në Tiranë për të dhënë një koncert më 8 dhjetor, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Lajmi jozyrtar është dhënë për agjencinë NOA nga burime të rezervuara brenda stafit të organizimit të koncertit, kurse burimet zyrtare ngurruan të konfirmojnë ardhjen e Rihannës në eveniment .

Bëhet fjalë për një koncert festiv që organizohet në kuadrin e Dhjetorit ’90 dhe kremtimit të 20 vjetorit të asaj periudhe që largoi diktaturën dhe solli demokracinë në Shqipëri, duke nisur me protestat e studentëve në lëvizjen e famshme të Dhjetorit ’90.

Nga burimet e mësipërme, NOA ka mësuar se stafi organizator prej ditësh është duke negociuar me disa emra të njohur dhe ndër më hit sot në të gjithë botën.

Negociata për sjellje në Tiranë ka pasur për Lady Gaga, Rihanna dhe Shakira, bëhet e ditur nga stafi organizator.

Për Shakirën ka qenë e pamundur sjellja e saj në Tiranë këtë muaj për shkak se agjenda e saj është e mbyllur prej kohësh me disa koncerte nëpër botë.

Ndërkohë, e lirë në aktivitetin publik rezulton e famshmja 22 vjeçare nga Barbadosi, Rihanna, dhe, sipas faqes së saj zyrtare online, evenimentet live ku do të këndojë janë në fillim të vitit tjetër. /NOA/

KOMENTOJE