Këngëtarja Melanie Fiona, Koncert në Tiranë

Këngëtarja kanadeze, Melanie Fiona, do të mbajë të shtunën në Pallatin e Kongreseve një koncert recital. Ashtu si në të gjithë botën, edhe për publikun shqiptar Melanie Fiona u bë e njohur përmes këngëve të saj, “Monday Morning”, apo “Give it to me right”.
Melanie Fiona u lind dhe u rrit në Toronto. Qysh në vogëli ajo hyn në kontakt me muzikën falë të atit muzikant, kitarist i një bande, dhe pasionit të nënës së saj për artistë si ‘The Ronettes’ dhe Whitney Houston. Albumi i saj i parë titullohet “The Bridge” (“Ura”), ku zbulohen një sërë elementesh që përbëjnë personalitetin krijues të Fionës.

Ajo përzien tingujt e muzikës pop dhe soul. Sa i takon këtij albumi, këngëtarja ka thënë se ai thyen barrierat mes etnive, zhanreve, grupmoshave dhe gjinive. Njëkohësisht, ky album reflekton dualitetin që rrethon vet personalitetin e bollshëm të Melanie Fiona-s. Tingujt e albumit të Melanie Fiona-s konsistojnë në një përzierje të shembujve të muzikës klasike. /Shqip/

VIDEO: Melanie Fiona – Give it to me right: http://www.youtube.com/watch?v=dPBQmzKQRvU