Podgoricë – Vasel N. Dedvukaj (49) vjeçar nga Sukruqi – Malësia, me banim në Detroit, nënshtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , u dënua me ligj gjashtë vjet e gjysmë burg për vepra penale ” për krijim të Shoqatës, për veprimtari antikushtetuese si dhe për përgatitjen e krimeve dhe akteve jokushtetuese të sigurisë së Malit të Zi “,vendosi Gjykata e Apelit në Podgoricë.
Gjygjin e parë në Gjykatën e Lartë në Podgoricë në qershor të këtij viti e dha gjyqtarja e këshillit të specializur Slavka Vukcevic.
I pandehuri Dedvukaju u gjykua në mungesë, sepse ai është i arratisur.
Në gjykimin e parë , ndër të tjera, theksohet se Vasel Dedvukaj së bashku me të dënuarit Dodë Lucaj , Gjon Dedvukaj, Anton dhe Viktor Sinistaj, Zef Berishaj Sokol dhe Gjergj Ivanaj , Gjon Lucaj , Viktor Dreshaj , Pjetër, Rrok dhe Kolë Dedvukaj , të cilat janë të dënuar për të njëjtën vepër penale në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, nga mesi i vitit 2004. dhe deri më 9 Shtator 2006. në Podgoricë, Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara, krijoj një shoqatë që me anë të forcës dhe kërcënimit të bëj përpjekje për të ndryshuar sistemin kushtetues të Malit të Zi, në mënyrë që të krijonin një territor rajonal të banuar vetem nga popullsia etnike shqiptare në Mal të Zi, me një status të veçantë, në kundërshtim me atë të marrveshjes kushtetuese të Malit të Zi. /Përktheu nga Vijesti Albert Camaj/