Partit shqiptare në opozit kërkojnë që Grupi Punues për Ligjin e Zgjedhjeve të reflektojnë edhe shqyrtimet dhe sygjerimet e tyre.

Nuk duan të jenë të diskriminuar

Partit shqiptare parlamentare në opozit kanë kërkuar nga Kryetari i Kuvëndit të Malit të Zi, Ranko Krivokapic që Grupi Punues për legjislacionin zgjedhor, përveç propozimit të qeverisë dhe opozitës, të reflektojnë edhe iniciativën e tyre. Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Forca dhe dhe koalicioni shqiptar Perspektiva, Krivokapicit i kanë dërguar një letër në të cilën ata e kujtoijnë se propozimi i opozitës për propozimin e ligjit të zgjedhjeve nuk është i tyre.
-Në pyetje është propozim i shumicës së opozitës, por jo edhe yni – i deputeteve nacional shqiptarë – Mehmet Bardhi, Genci Nimanbegu dhe Amir Hollaj – thuhet në letër.
Partit shqiptare në opozit e kanë vlerësuar si një vendim diskriminues vëndimin e Kolegjiumit të Kryetarit të Parlamentit që Grupi punues në mënyrë të barabartë trajton dy propozime të ligjit zgjedhor – atë të koalicioni qeverisës dhe opozitës.
-Ne kërkojmë që Grupi Punues në vazdhimin e punës të marrë në konsideratë propozimin tonë gjegjësisht propozimeve të tjera, për të cilat anëtarët e Grupit Punues e konsiderojnë që është e nevojshme që ti propozojnë – thuhet në letër.

Krivokapicit i është dërguar edhe vërejtja që përfaqësuesit e tyre nuk i ka ftuar në seancën e Kolegjiumit ku u diskutua për vazhdimin e punës të Grupit Punues.
Partit shqiptare parlamentare në opozit nuk pranojë asnjërin propozim nga ligji zgjedhor.

Insistojnë në mbajtjen e modelit aktual, ajo është e zonave të veçanta dhe të mandateve të garantuara, duke thënë se kjo ka të bëjë me të drejtat e fituar të cilat nuk mund të merren. /Përktheu nga Dan, Albert Camaj/

KOMENTOJE