Rënje e temperaturës – Zonat malore me borë

Tuz, Malësia (13 Dhjetor) – Mëngjesi i sotëm njehi me borë në zonat malore të Malësisë, madje edhe pjesë e malit Deçiq është e zbardhur nga bora.
Temperaturat që deri të ënjtën e kaluar ishin të larta për këtë kohë të vitit dhe shiu që bëri përmbytje në krejt rajonin, temperatura brenda pak orësh, të ënjtën në mbrëmje, pësoj ramje të shpejtë. Temperatura tashmë gjatë natës bjen deri në -2 gradë celsius.
Ndalimi i reshjeve të shiut gëzoi të gjithë, e sidomos ata që janë të prekur nga përmbytjet por tashmë temperaturat e ftohta vështirësojnë rehabilitimin e banorëve të cilëve u ishin përmbytur shtëpitë. /Malesia.Org/

KOMENTOJE