Mesazhe Urimi me rastin e Krishtlindjes

MALESIA.ORG

Portali MALESIA.ORG uron gjithë shqiptarët e besimit Krishterë gëzuar festën e Krishtlindjeve.
Paqa, dashuria, gëzimi dhe uniteti mbizotëroftë në familjet tona, pa dallim feje

Stafi

____________________________

N/PREFEKTI MALËSI E MADHE
REPUBLIKA E SHQIPËRISË

URIM
ME RASTIN E FESTAVE TE FUNDVITIT

Te dashur vellezer e motra te Malesise!
Me rastin e festave te Krishtlindjes dhe Vitit te Ri 2011 eshte kenaqesi personale e imja por dhe ne emer te institucionit qe une perfaqesoj t’Ju uroj Gezuar e pershume vjet keto festa te cilat na sjellin vecse bashkim zemrash e deshirash per nje jete sa me te mire ne te ardhmen tone europine.
Le te na ushqejne keto festa deshiren e perhershme te atdhedashurise dhe te respektit si per kombin tone ashtu edhe per popujt e kombet e tjera te cilet aspirojne per nje integrim euro-atlantik. Ashtu sic do deshiroja qe viti qe po vjen te na ndricoje ne rrugen e drejte per me shume paqe, besim dhe solidaritet per cdo individ apo familje qe kalojne jete te veshtira per shkaqe dhe arsye te ndryshme duke besuar ne miresine e zotit se nuk do jene te braktisur por do kene kurdohere dashurine dhe respektin tone.
Viti qe po vjen do kete per ne malesoret e Malesise se Madhe nje eveniment shume te rendesishem sic eshte 100 vjetori i Kryengritje se Malesise se Madhe, ndaj lipset qe kjo ngjarje dhe festimi i saj te na gjeje sa me te bashkuar dhe me dinjitetin qe na ka karakterizuar e do na karakterizoje gjithmone.
Edhe njehere Gezuar festat e fundvitit dhe sa me shume lumturi, gezime dhe dashuri ne familjet Tuaja.
Me respekt per gjith Ju e familjet Tuaja

N/PREFEKTI
SYTKI NDRECAJ

____________________________

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

URIM PËR KRISHTLINDJE

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron besimtarët e Krishterë me rastin e festës së krishtlindjeve, me dëshirën që kjo festë të sjellë paqe e bekim në familjet e të gjithëve.
“Në këtë ditë të harmonisë e të mirëkuptimit si dhe të shpresës së përjetshme të njeriut, shfrytzojmë rastin që të gjithë besimtarëve të Krishterë shqiptarë kudo që janë t Ju urojmë- GËZUAR Krishtlindjet.
Lusim Zotin që në familjet Tuaja të keni gjithmonë paqe, shëndet, begati, harmoni e unitet, për të cilën ne, si shqiptarë kemi nevojë më shumë se kurrë”.

Urime të gjithëve! Për shumë mot!

KRYETARI
Tahir Tahiri