1.1 milion më pak para në kasë.
Këshilltarët në pushtet të koalicionit,PDS(DPS)-UDSH-PB, miratuan në seancën e djeshme të Kuvendit projekt Vendimin e Komunës Urbane të Tuzit për ndryshimin Vendimin mbi planin financiar të Komunës Urbane të Tuzit për vitin 2010. Tetë anëtarë të opozitës ishin kundër këtij vëndimi , por kjo nuk ishte e mjaftueshme që të mos miratohet rebalansi i buxhetit prej dy milionë dhe 46 mijë euro. Ribalancim i buxhetit prej tre milion e 182.000 mj është në ulje me shumën e miratuar. Propozuasi i planit Kryetari i Komunës Nikollë Gegaj, paraqiti planin, i cili parashikon që shuma e destinuar për shpenzime kapitale prej dy milionë e 724.000 të jetë reduktuar në një milion e 594.000 € dhe të fondeve për shpenzime operative prej 458.000 të jetë në 452.000 euro.
Këshilltar i IQ Rexhep Gjokaj, konsideron se janë investime që qëndrojnë vetëm “në letër”, ndërtimi i Tregut të Gjelbër në Tuz, asfaltimi i rrugëve dhe rregullimi i lumit Rujele.
– Për vite të tëra nuk keni dashur të votoni mbi një plan financiar që ishte mbi tre milionë, dhe tani miratoni Buxhetin prej dy milion eura, u tha Gjokaj këshilltarëve të koalicionit qeverisës.
Për këshilltarin e PSP Kolë Lulgjuraj vëndimi për miratimin e buxhetit të reduktuar është e pakuptueshme, por ishte i vetëdijshëm se “këshilltarët nuk mund të ndryshojë ndonjë gjë, sepse ribalansi tashmë është miratuar nga Kuvendi i Kryeqytetit”.
Këshilltari i Lidhjes Demokratike në MZ, Nikollë Camaj kritikojë Kryetarin e Komunës Nikollë Gegaj dhe këshilltarët e koalicionit qeverisës që për gjashtë muaj që janë në pushtet, “më shumë janë fotografuar me përfaqësues të kryeqytetit, se sa kanë punuar “.
Gegaj nuk e ka problem të shiqojë rrjetin sekondar në Sukruq, por a e dini se sa është ai i përfshirë në të vërtetë në këtë bisedë ? Njëjtë aq sa Kryetari i mëparshëm.Dallimi është vetem se atij i bëhet pak vend të fotografohet me ta, se tjetër jo tha Camaj.
Kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj, duke replikuar Camajn, tha se “fotografiatë e përmendura nuk kanë të bëjnë me atë dhe partinë e tij UDSH.
-Unë jam i bindur se ju do të qëndronit në pushtet edhe njëqind vitet e ardhshme në të njëjtën situatë ashtu siç ka qënë. Me Përgjegjësi ju them se në qoftë se në vitin 2011 diçka nuk do të ndryshohet në terren, ne nuk do të jemi pjesë e këtij pushteti tha Kajoshaj.
Këshilltari i Listës për Tuz Muhamed Gjokaj konsideron se rebalancimi i buxhetit e zvogëlon mundësinë e zhvillimit të Malësisë, dhe se për këtë arsye ndikon keq që një ditë Tuzi të bëhet Komunë e Pavarun.
Këshilltari i IQ Vasel Sinishtaj tha se deri më tani për treg të gjelbër nga plani janë hequr një gjysmë milioni , ashtu që nga ndërtimi i saj “do të jetë asgjë”, dhe kjo është e ngjashme edhe me ndertimin e varrezavet të qytetit, të Tuzit.
Çunmulaj Kryetar i Shtabit të Krizës.
Këshilltarët diskutuan edhe për informatat në lidhje me aktivitetet e ndërmarra në trajtimin e familjeve, pronat e tyre, dhe deri me tani fondet e ndara dhe asistencën konkrete për familjet e prekura nga përmbytjet në Malësi. Pika ishte përfshirë në rendin e ditës me propozimin e këshilltarit të PSP, Kolë Lulgjuraj. Gegaj i njoftojë këshilltarët për gjithë ndihmën që e kanë dhënë për familjet e rrezikuara, dhe për anëtar të komisionit të shtabit të krizës e propozoi të jetë këshilltari i IQ, Smail Çunmulaj. Nikollë Camaj propozoi për të zgjeruar punën e stafit edhe në zona të tjera, e jo vetëm për të përmbyturit në fshatin Nënhelm, ndërsa anëtari i DPS Omer Adzovic sugjeroi që stafi të marrë veprime parandaluese edhe në të ardhmen. /përktheu nga Vijesti Albert Camaj/