U shua edhe nje pishtar i arsimit ne Malesi

In Memoriam – Llesh Berishaj (1944-2010)

Ne muajin qe lam pas (Nentor 2010) ne Malesi, pa pritmas, smundja e rende kancerioze e rrembeu nga jeta nje figure te ndritshme te arsimit Shqiptar ne Malesin e Madhe te Tuzit, Llesh Marashi Berishaj, tani te ndierin. U linde ne fshatin Priften te Grudes ne vitin 1944. Shkollen fillore e kreu ne Tuz, kurse te mesmen te mesuesis dhe Shkollen e Lart Pedagogjike, Grupi i Histori-Gjeografi ne Gjakove. Pastaj vijoj studimet ne Universitetin e Prishtines dega Gjeografis te cilin e kreu me sukses ku mori titullin Profesor i Gjeografis. Lleshi, rriedhte nga nje famile e varfur fshatare, pore e pasur me dieni dhe intelegjence, nga e cila dolen dhietra intelektual qysh mesues gjer der ne doktora shkence. Karieren ne arsim e filloj si arsimtar ne shkollen fillore ne Arz te Hotit ne vitin shkollor 69/70. Edhepse ai per cdo dite kalonte nje rrug te veshtir e te gjat prej fshatit Priften gjer ne Arz ku ishte i inkuadruar, ne mesim ishte i rregullt, i pergaditur, per detyren e shejte qe ai kryente. Me pergjegjesi e andje punonte ne edukimin dhe arsimimin e voglusheve te atyre trevave. Pas pak vitesh u emruar si Profesor i Historis dhe Gjeografis ne shkollen fillore ne Tuz ku punoj ma se 35 vite pa nderprerje. Vitin e kaluar u pensionua, por nuk pati fat qe ta gezoj dhe shijoj produktin e punes se ti dyzet-vjecare. Teper shpejt dhe shum heret e rrembei smundja e pa mshirshme e cila, e ndau nga gjiu i familes, shoqeria dhe vendlindja. Lleshi, verrtet ishte nje figur e ndritshme e arsimit Shqiptar ne Malsin e Tuzit. Ai, ne procesin edukativo-arsimor gjithmon ishte i pergaditur, i afert me nxence, konkret dhe kishte nji takt e qendrim te shkelqyer pedagogjik. I matur i dashur per nxenes, gjer sa per koleg gjithmon krijonte atmosfer te kenshme dhe harmoni. Edhe per kundrejt presioneve te shumta, kercnimeve, dhe hetimeve qe bente ateher UDB-ja e jugosllavis komuniste ndaj ti dhe ndaj gjith te intelektualeve Shqiptar, asnjeher nuk u perkul para tyre. Ishte mjeshtri dhe guxim ne ato kohra te flisej para voglusheve per historin nacionale, ate kohe kur ne Kosov vec se skishte shperthye revolucioni kundra llunes se pa pare qe ushtrohej nga Serbo-medhenjet ndaj Shqiptarve e jo vetem ne Kosov, por kudo qe ata ishin ne jugosllavin komuniste.

I atill ishte Llesh Berishaj, qe iu rezistoj te gjithe atyre provave e presioneve, por nuk mund i rezistoj edhe smundjes e cila e ndau nga jeta. Per dyzet vite qe punoj dhe kontriboj ne arsim, mbajti ditarin me sukses dhe krenari. Gjeneratat e shumta qe nxorri ai, sot gjinden ne vise te ndryshme te botes, e shume prej tyre edhe me tituj te lart shkencor. Ne fund mbetet te thuhet se arsimi Shqiptar ne Malesi psoj nje humbje te nje pishtari ne procesin edukativo arsimor, por me deshir dhe shpres qe gjeneratat e shumta qe dolen nga ai, te vazhdojn dhe viojn rrugen e keti Kolosi te arsimit. Mbes me bindje se per keta pak rreshta te shkruar per te ndierin Llesh Berishaj, ndaj mendimin dhe perkrahjen e shume nxenseve, kolegeve dhe shokeve qe e kan njoht ate. Qellimi i deskriptorit te kektyre pak rreshtave ka qen qe ta kujtojm, te ngushllohemi per te ndierin Llesh Berishaj dhe njeheri familia e ngusht dhe e gjer, ishe nxensit e ti, dhe koleget te ndajm sbashkut dhimbjen.

I qoft lavdi e nder dhe pushoft ne paqe.

GJERGJ KOLA CAMAJ, Pedagog