Nju Jork, në vigjilje të Krishtlindjeve, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe Qendra Kulturore “Nëna Tereze”, në shënjë mirënjohje për punën vullnetare në aktivtetet e organizuara nga Kisha, organizoi darkë festive: Faleminderimi !.

BRONX – NEW YORK : Krishtlindja është në prag të derës dhe – dhe këtë, çdo njeri nga ne e shohim kudo , dhe ngado që vështrojmë; në shtëpi, rrugë , punë dhe vitrinat e dyqaneve, në Kishat për rreth e shohim tek përqafimet e njerëzve që i dhurojmë njëri-tjetrit, tek dashuria me të cilën çdo njeri prej tyre, përshendet a përcjell një urim. Eshohim sesi i kan stoliur vendet e punës, shtëpinë nga jashtë, gjatë gjithë këtyre ditëve në vigjilje të kësaj feste, ku gjithëçka është e dekoruara dhe shëndërrit nga shkëlqimi i dritave të pemëve dhe ngjyrat e shkëlqyeshme.

Ditët që e paraprijnë Krishtëlindjet, të mahnisin me influencën që kanë në çdo shpirt human. Të gjithë duket se bëhemi papritmas më të sjellshëm, më bujar, me fisnik dhe harrojmë zënkat e lëmë mënjanë mëritë. Êshtë festë ! Krishtlindja i bënë besimtarët të jenë edhe më njerëzorë. Krishtlindja fillon me dërgimin e kartolinave të kësaj feste, dhe urimet e bukuara që i përcjellim njeri tjetrit. Krishtlindjen po i presin anemban në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare të gjithë të krishterët, dhe ne kemi kaq dëshirë për të dhuruar mirësi dhe na vjen e sa keq që nuk është çdo ditë e vitit, kështu.

Qindra besimtarë me familjet e tyre , veprimtarit të komunitetit , dhe anëtarë të stafit të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, ishin pjesë e një darke festive, për çeljen e festimeve të Krishtlindjeve, në restorantin e njohur Eastwood Manor në Bronx Nju Jork. Kjo ngjarje e bukur festive në Nju Jork, u zhvillua vetëm tre ditë para se të festohen Krishtëlindjet, dhe në një kohë që i gjithë qyteti, po shëndërrit këto ditë dhjetori i dekoruar në mënyrë ekstravagante, sipas, traditës së Krishtlindjeve. Kudo në qytet ndihet atmosfera e madhe festive e festave të fund vitit.

” Me këtë rastë për çdo vjet, ditët e fundit të 25 dhjetorit pra Krishtëlindjeve, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe Qendra Kulturore “Nëna Tereze”, në shënjë mirënjohje për punën vullnetare në aktivtetet e organizuara nga Kisha, po organizon darkë festive Christmas Party,” thekson Mark Shkreli.

Kryetari i Këshillit të Kishës, zoti Fran Çotaj, në përshëndetjen e tij të rastit tha se ” Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe Qendra Kulturore “Nëna Tereze”, ftojë sot në këtë mbrëmëje festive të gjithë ata besimtarë e besimtare, që shërbejnë gjatë gjithë vitit, si vullnetarë në aktivitetet e organizuara nga kjo Kishë. Kjo darkë, tha, ai duke faleminderuar sejcilin prej tyre, për punën e lavderueshme që bëjnë në Kishë, mbahet për çdo vjet në shënjë mirënjohje si “shpërblim’ i thjesht ndaj punës së tyre. Puna e këtyre vullnetarve, thekesojë ai është aq madhe sa edhe “Nëna Tereze, po të ishte gjallë do t’a bekonte në emër të Zotit! dhe do t’i faleminderonte këta vullnetar” Sepse, “Nëna Terese jo rastësisht e pati shpallur veten “Shërbëtorja vullnetare e vullnesës së Zoti”.

Lutja fetare dhe bekimi i kësaj darke, u krye nga Diaccon Marash Shkreli

I përndershmi Dom Pjetër Popaj famullitari i Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, në fillim të fjalës së tij tha se “Faleminderojmë Zotin! për gjithë këto të mira që na ka dhënë! Dhe për atë shembullin e veçantë që jepet në famullinë tonë, nga këta vullnetar, dhe festën e tyre, e cila, tashmë është bërë traditë për çdo vjet në këto ditë, këtu tek ne në Nju Jork. Çdo ditë i lutem Zotit dhe e faleminderojë për ju të mrekullueshem besimtarë e besimtare, të kishës sonë, dhe familjet tuaja që e mbushni Kishën plotë, si në mesha e kremzime, dhe rite të tjera katolike, e festa që vetëm se na bashkojnë.

Më tej ai tha “Kjo është një darkë për t’u faleminderuar me njeri tjetrin dhe takuar si vëllezër e motra me njeri tjetrin. Faleminderimi më i madh i shkon Zotit! se jemi Shqiptarë, dhe që e duam njëri tjetrin dhe e përkrahim njeri tjetrin, duke u bashkuar edhe në aktivitetet e tjera të komunitetit tonë. Festa të tilla tha ai janë ato që na bashkojnë edhe më shumë ne Shqiptarëve, pavarësisht se kujt besimi i përkasim, dhe nga vijmë, tha Dom Pjetër Popaj.

I përndershmi Dom Pjetër Popaj famullitari i Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës thotë se kjo Krishtlindja :” Është një festë fetare, e nuk ka më mirë sesa ta lexojmë me profecinë humane të Nënë Terezës, klerikes më njerëzore që jeta nuk do rresht kurrë t’i thotë kësaj feste: Faleminderit Krishtëlindje!

Ai tha se “në këtë 100 Vjetor të ardhjes në jetë të saj – ne kujtojmë atë se çfarë ishte për Nënë Terezën festa e Krishtlindjes, e cila, kishte një virtyt shpirtëror mjaft kuptimplotë. Në vijim Popaj kujtojë se “Në kujtimet e saj Nëna Tereze, thotë se nisi punën humanitare pikërisht në një ditë Krishtlindjeje të vitit 1948. Qe viti kur Kisha katolike e lejon të largohet nga Bashkësia Fetare e murgeshave të Zonjës Loreto, e ku bënte pjesë prej 20 vitesh, për t’iu dedikuar thirrjes së Zotit “shërbimit ndaj të varfërve midis më të varfërve”. Dita e parë e misionit të saj humanitar nis pikërisht në një ditë Krishtlindjesh (1948)”, theksojë I përndershmi Dom Pjetër Popaj famullitari i Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës. /BEQIR SINA, New York/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE