Vujanoviq vë kushte për shkëmbim ambasadorësh

Presidenti i Malit të Zi, FilipVujanoviq ka vlerësuar se ende nuk janë krijuar kushtet për shkëmbimin e ambasadorëve në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Në një intervistë për Radion e Malit të Zi, Vujanoviqi ka përsëritur qëndrimin se nuk do të japë pajtimin për shkëmbimin e ambasadorëve gjithnjë derisa në Kosovë nuk pranohet bashkësia etnike malazeze.

Siç ka shpjeguar Vujanoviqi, kusht për shkëmbimin e ambasadorëve është që Kuvendi i Kosovës të “gjejë hapësirë” për përfaqësim autentik të malazezëve në parlamentin kosovar. /Koha.Net/

KOMENTOJE