Ibrahim Rugova kërkoi bashkimin e shqiptarëve

“Ideja e krijimit të shtetit “Ilirida” e imponon dhe mbështet Turqia. Në Athinë erdhi një biznesmen i madh dhe i pasur nga Turqia, me të cilin unë bisedova. Për shkak të fuqisë ekonomike ai ka një lidhje shumë të ngushtë me Sulejman Demirel të cilin edhe e financon. Në bisedën me mua ai inicojë çështjen e krijimit të “Iliridës ” dhe kërkonte ndihmë dhe mbështetje. Pas bisedës tonë, bashkërisht erdhëm në hotel, ku ishte I vendosur ministri i qeverisë turke. Në prani të ministrit, biznesmenit dhe tregtarit diskutuam për nevojën e krijimit të “Iliridës” në Maqedoni”, ka thënë ish-shefi i shërbimit sekret grek Nikolaos Grilakis sipas një raporti nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë shkruan e përditshmja maqedone ‘Biznis’, që transmeton Shqipmedia..

Grilakis më tëj ka thënë se ai personalisht ka marrë pjesë në bisedën mes Micotakis dhe Rugovës. Në atë takim Rugova ka thënë se rreth 900 mijë shqiptarë në Maqedoni dhe 2 milion 300 mijë në Kosovë duhet të jetojnë në shtet të përbashkët të tyre.

Në pyetjen e Grilakis drejtuar Rugovës, se çfarë planifikon me pjesët tjera të Maqedonisë, Rugova u përgjigj:”Ata do të ndahen mes Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë”.

Grilakis me këtë rrëfim ka dashtur të bëjë me dije se të gjitha shtetet fqinje kanë pasur aspiarata ndaj Maqedonisë, ndërsa vetëm Greqia në ato momente mbronte integritetin teritorial të Maqedonisë. /Indeks/

KOMENTOJE