Komuna urbane e Tuzit ndanë mjetet financiare organizatave joqeveritare (e plotësuar)

Tuz, Malësi (14 janar) – Sot në sallën e Kuvendit të KU Tuz, komisioni për bashkëpunim me organizatat joqeveritare pranë Komunës urbane të Tuzit ndau mjetet financiare për organizatat joqeveritare, projektet e të cilave ky komision i përzgjodhi. Para ndarjes së mjeteve për projektet e prezantuara nga OJQ-të që veprojnë brenda territorit të Malësisë, kryetari i KU Tuz, Nikollë Gegaj falënderoi komisionin dhe OJQ-të për punën e tyre dhe premtoj se ata edhe në të ardhmen do të kenë përkrahjen e tij si kryetarë i komunës urbane.

Komisioni për bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe për ndarjen e mjeteve për projekte të OJQ-ve të Komunës urbane të Tuzit bazë të nenit 17 të Vendimit mbi kriteriumet, mënyrën e punës dhe procedurën e ndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare (Fleta zyrtare e MZ – dispozitat komunale nr 19/09) në mbledhjen e mbajtur më 22.12.2010 sjellë vendim për ndarjen e mjeteve.

Mjetet u ndahen organizatave joqeveritare si vijon:

OJQ Shoqata e gruas ‘NITA’ – Dinoshë (Ismeta Gjoka) – 650,00 euro
Projekti: Përpunimi i anketave dhe ërgaditja e prezantimit për femra në treven e Komunës urbane të Tuzit në periudhën 1988-2008.

OJQ ‘Karnevalet-Koret’ – Tuz (Nrekë Camaj) – 1400,00 euro
Projekti: Pjesmarrja në festivale ndërkomëtare në qytetet e karnevaleve në Mal të Zi dhe më gjërë.

OJQ SHKA ‘Ramadan Sharkiq’ – Tuz (Mirza Purishiq) – 900,00 euro
Projekti: Ruejtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore në treven e Komunës urbane të Tuzit.

OJQ Shoqata sportivo-rekreative ‘Alba’ – Tuz (Driton Junçaj) – 400,00 euro
Projekti: Me sport për rini.

OJQ ‘Muzeu Etnografik Malësia’ – Lekaj, Tuz (Shtjefën Ivezaj) – 200,00 euro
Projekti: Ndriçimi dhe paisja me video mbikqyrje.

OJQ Shoqata e peshkimit sportiv ‘Trofta’ – Dinosh (Adem Kajoshaj) – 1000,00 euro
Projekti: Trofeu i Cemit trofta 2011.

OJQ ‘KF Deçiq’ – Tuz (Jasmin Deceviq) – 2200,00 euro
Projekti: Zhvillimi i futbollit.

OJQ Shoqata sportivo-rekreative ‘Malësia’ – Tuz (David Camaj) – 300,00 euro
Projekti: Me sport kundër drogës.

OJQ ‘Tuzi i vjetër’ – Tuz (Vaid Dresheviq) – 300,00 euro
Projekti: Punimi, botimi dhe promovimi i katalogut të fotografive.

OJQ SHKA ‘Lirija’ – Milesh (Admir Nikaj) – 900,00 euro
Projekti: Paisja me veshje.

OJQ Shkolla e futbollit ‘Dinosha’ – Dinoshë (Enis Beqaj) – 550,00 euro
Projekti: Shkolla e futbollit Dinosha

OJQ Taekwondo klub ‘Besa’ – Tuz (Nikollë Gegaj) – 900,00 euro
Projekti: Zhvillimi i Taekwondosë në Malësi.

OJQ SHKA ’Koha’ – Dinoshë (Sulejman Beqaj) – 1000,00 euro
Projekti: Afirmimi i të rinjëve për ruajtjen e zërit të instrumentave të popullit shqiptarë.

OJQ SHKA ‘Ded Gjon Luli’ – Hot (Gjon Dushaj) – 900,00 euro
Projekti: Paisja me kostume dhe instrumenta.

OJQ ‘Perparimi’ – Dinoshë (Anes Krniq) – 300,00 euro
Projekti: Dituria dhunti e rinisë.

Fjalimi i kryetarit Nikollë Gegaj

Të nderuar përfaqësues të organizatave joqeveritare Anëtar të Komisionit për ndarjen e mjeteve organizative joqeveritare, Përfaqësues të medieve, të dashur miq.
Përgëzoj ju përfaqësuesve të organizatave joqeveritare të cilët punoni dhe veproni në trevën e komunës urbane të Tuzit, për kandidim dhe vlerësim që u është bërë projekteve tuaja.
Gjithashtu dëshiroj të lavdëroj punën e Komisionit, për mënyrën se si ka vendosur kur është përzgjedhja e projekteve më të mira.
Komuna urbane e Tuzit mbështet punën tuaj, aktivitetet tuaja, mënyrën se si u qaseni problemeve në shoqëri, dhe sektorin civil e sheh si një pasuri në të cilën duhet të investohet dhe i cili duhet të përkrahet. Shpallja e konkursit nga ana jonë dëshmon më së mirit pozicionimin tonë karshi jush dhe punës suaj dhe ju premtoj se përkrahja jonë kurrë nuk do të mungojë.

Në këtë periudhë punojmë në planin financiar të komunës urbane të Tuzit për vitin 2011 dhe ju premtoj se ne do të bëjmë të mundshmen që edhe sivjet të parashihen mjete të cilat jam i vetëdijshëm se assesi nuk janë të mjaftueshme për projektet tuaja. Jam i mendimit se puna juaj mundë të përkrahet nga ana jon edhe me mënyra tjera prandaj ju ftoj të ndiheni çdo herë të lirë që të na drejtoheni atëherë kur mendoni se mund të ndihmojmë.
Ne kemi shumë arsye që të përkrahim projektet tuaja, sepse jemi të vetëdijshëm se vetëm ju falë profesionalizmit tuaj jeni në gjendje që të promovoni disa vlera, kultivoni disa çështje dhe zgjidhni shumë probleme dhe mangësi që ne nuk mundemi kurrë të zgjedhim. Çështje që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit, sportin, kulturën, çështjen e të drejtave të njeriut si dhe monitorimin e politikës nuk mundë ta kryej askush më mirë se ju, kurse ne organet gjegjëse mbetet që ju tu përkrahim.

Në ju, nuk shohim rival apo partner pa të cilët shoqëria jon do të ishte e mangët, prandaj mos hezitoni, por çdo herë kur e mendoni të udhës të na drejtoni sugjerimet, propozimet, kritikat, vërejtjet tuaja të cilat ne do ti vlerësojmë dhe analizojmë me vëmendje.

Urime edhe një herë, suksese në punë, u dëshiroj projekte sa më shumë të realizuara, të pranuara dhe të vlerësuara jo veç nga ana jonë por edhe në organet tjera ku ju i kandidoni ato. Kurse për sa i përket komisionit them vetëm këtë, se nëse ka kritika për punën tuaj donë të thotë se punën e keni kryer mirë, edhe një herë faleminderit për punën dhe angazhimin e tuaj të palodhshëm. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE