Pakicat në Malin e Zi kërkojnë të numërohen në Kushtetutë

Pakicat duan në Kushtetutë

HGI është e angazhuar që në Kushtetutë të numërohen pakicat autoktone , thotë Maria Vucinovic, duke deklaruar se koncepti i pakicave mund të caktohet edhe për rusët, kinezet … Partija Boshnjake konsideron se vendimet kushtetuese nuk duhet të ndryshohen.

Përfaqësuesit politk të pothuajse të gjitha pakicave etnike në Mal të Zi kanë vlerësuar dje se Kushtetuta e Malit të Zi do të duhej të ndryshohet në mënyrë që në të të jenë të numruara me saktësi të gjitha pakicat kombëtare. Siç kanë theksuar, ajo do të kontribonte në zbatimin më të lehtë të të drejtave të pakicave.
Lideri i Lidhjes Demokratike të shqiptarëve në Mal të Zi Mehmet Bardhi, tha se kjo parti edhe në kohën e hartimit të kushtetutës së re ka kërkuar që në aktin më të lartë ligjorë të jenë të numëruara të gjitha pakicat që jetojnë në Mal të Zi.
– Sikur se pakicat të ishin të numëruara në Kushtetutë, ato do të kishin fuqi më të madhe politike. Ajo nuk është, megjithatë, do ishte e vullnetit politik sikur të vinte deri tek kjo , por Mali i Zi vetem është i përcaktuar artificialisht si një shtet civil deklaroi – Bardhi.
Sipas mendimit të tij, një përcaktim të saktë se kush janë pakicat në Mal të Zi mund të bëhet edhe pa ndryshimin e Kushtetutës, përmes ndryshimeve të Ligjit për të Drejtat e Pakicave dhe Lirive. Duke treguar se edhe aty problemi është mungesa e vullnetit politik.
– Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të paktën në seancën e tanishme, nuk kishte vullnet politik për të zgjidhur këtë çështje. Unë ju përkujtoj se ndryshimet në ligjin e lartëpërmendur kohët e fundit janë miratuar pa përkrahjen e asnjë deputetit të pakicave të partive parlamentare dhe as të këshillit nacional të pakicave tha Bardhi.
Ai shtoi se shqiptarët e dinë se ata janë pakicë në Mal të Zi, por gjithashtu e dinë se ata kanë kontribuar për pavarësinë e Malit të Zi. Ai arriti në përfundimin se në mënyrë precize duhet të përcaktohen se kush janë pakicat për të mundësuar ata që të përdorin të drejtat e garantuara.
Bisedën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë nëpërmjet udhëzimeve të sakta të pakicave e ka filluar deputet i PSP- SNP-Predrag Bullatovic. Ai vuri në dukje se kjo do të ishte një hap i nevojshëm në qoftë se përsëri nuk do mund të vihet deri tek marrëveshja mbi legjislacionin zgjedhor. Poashtu edhe deputeti Demokracisë së re Sërbe Radojica Zhivkovic tha një pikëpamje të ngjashme.
Në Partinë Demokratike të Socialistëve, megjithatë, mendojnë ndryshe, sepse edhe deputeti i tyre Miodrag Vukovic ka thënë se nuk ka nevojë për ndryshimin e Kushtetutës në këtë mënyrë, dhe se pakicat eventualisht mund të jenë të numëruara në Ligjin për të drejtat e pakicave dhe lirive.
Edhe kryetarja e Inicjativës Qytetare Kroate Marija Vucinovic është për ndryshimin e Kushtetutës në këtë seksion.
– Ne angazhohemi për atë që në Kushtetutën e Malit të Zi të jenë të numëruara pakicat autoktone . Fakti është që legjislacioni evropian nuk e njeh atë term, por fjala autokton është familijarizuar tek ne. Dihet se kush janë pakicat autoktone në Malin e Zi, kurse në konceptin e pakicave mund të përfshihen edhe rusët, kinezët dhe të tjerët – shpjegoi ajo .
Siç ka thënë , në pjesën e padefinuar se kush janë pakicat në Mal të Zi, përkeqëson, ndër të tjera, problemet në harmonizimin e legjislacionit zgjedhor me Kushtetutën, për këtë është arsyeja pse kjo çështje duhet të zgjellet.
Në partin boshnjake, sipas fjalëve të deputetit të tyre Sulo Mustafic konsiderojnë se marrëveshjet ekzistuese kushtetuese nuk duhet të ndryshohen.
– PB konsideron se dispozitat aktuale të preambulës së Kushtetutës,janë një produkt i marrëveshjes politike në të cilën ne jemi të përfshirë në mënyrë aktive, reflektojnë realitetin dhe se ato nuk duhet të ndryshohen. Mali i Zi është një shtet multietnik, dhe nëse numërohet cili do popull atëherë gjithkush duhet të jenë të listuar. Në Preambulën e ligjit më të lartë janë të shënuara si të barabartë, të gjithë njerëzit që jetojnë në Mal të Zi, por nuk specifikohet kush janë pakicat nacionale. Mustafiq nxjerr në pah gatishmërinë e PB për të marrë pjesë në çdo diskutim mbi ndryshimet në Kushtetutë, por kjo nuk do të lidhet me histori në lidhje me legjislacionin zgjedhor.

Edhe romët kërkojnë vendin e tyre

Kryetari i Këshillit të Romëve Isen Gashi tha se për këtë bashkësi nacionale do ishte shumë e rëndësishme të gjindeshin në Kushtetutën e Malit të Zi.
– Ne jemi pakicë në Mal të Zi dhe do ishte mire që si të tillë duhet të njihemi në mënyrë të qartë në Kushtetutë. Sigurisht, kjo asgjë nuk do na vlente nëse Romët nuk janë të njohur në mënyrë adekuate në jetën e vërtetë shoqërore të Malit të Zi, në mënyrë që ne të kemi përfaqësuesin tonë në parlament-tha ai. /Përktheu nga Dan Albert Camaj/

Pakicat në Malin e Zi kërkojnë të numërohen në Kushtetutë

Përfaqësuesit politikë gati, të të gjitha pakicave në Malin e Zi, shohin nevojën për ndërrimin e aktit më të lartë juridik shtetëror, Kushtetutën, edhe brenda saj të numërohen të gjitha pakicat kombëtare. Kjo, sipas liderëve partiakë, do t’i kontribuonte realizimit të të drejtave të pakicave.
Nismën për ndërrimin e Kushtetutës edhe nëpërmjet këtij procesi të numërohen pakicat, e ka propozuar njeri ndër zyrtarët më të lartë dhe më të fuqishëm në Partinë Popullore Socialiste opozitare, Predrag Bulatoviq.
Lideri i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, Mehmet Bardhi thotë se partia e tij edhe në kohën e hartimit të Kushtetutës së re ka kërkuar që në aktin më të lartë juridik shtetëror të numërohen të gjitha pakicat që jetojnë në Malin e Zi, njofton KosovaLive.
Sipas Bardhit, nëse pakicat numërohen në Kushtetutë, do të sillte një force më të madhe politike. Nuk ka pasur deri më tash vullnet politik që të bëhet kjo, por Mali i Zi në mënyrë artificiale është definuar si shtet qytetar.
“Definimi se cilat janë pakicat në Malin e Zi do të mund të bëhej pa pasur nevojë të ndërrohet kushtetuta, por kjo do të bëhej nëpërmjet plotësimit të Ligjit mbi liritë dhe të drejtat e pakicave. Pikërisht këtu mungon vullneti politik “,- shprehet Bardhi.
Sipas tij, Ministria mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave, së paku deri më tash, nuk ka pasur vullnet politik që të zgjidhet kjo çështje. Ndërrimet e bëra kohë më parë të këtij ligji, nuk janë përkrahur nga asnjë deputet shqiptar.
Mehmet Bardhi pohon se shqiptarët e dinë se në Malin e Zi janë pakicë, por e dinë po ashtu se i kanë kontribuar edhe pavarësimit të Malit të Zi.
Në Partinë Demokratike të Socialistëve në pushtet mendojnë ndryshe. Deputeti dhe njeri ndër njohësit më të eksponuar të kushtetutës, Miodrag Vukoviq mendon se nuk ka nevojë që të ndërrohet kushtetuta, por numërimi eventual i pakicave mund të bëhet në Ligjin mbi të drejtat dhe liritë e pakicave.
Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq shkëmbimin e ambasadorëve me Prishtinën tash një vjet e më shumë nuk e nënshkruan “ pa njohur pakicën malazeze me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.” /Koha.Net/

KOMENTOJE