Të organizuar nga Lidhja Demokratike në Malin e Zi /LD në MZ/, dega në Plavë- Guci, është duke u nënshkruar peticioni kundër raportit të Dick Marty-t.
Funksionari i lartë i LD në MZ, Tahir Gjonabalaj deklaroi ditën e premte për KosovaLive se pas Gucisë, sot, të premten, peticioni nënshkruhet publikisht në qytetin e Plavës, meqë është edhe ditë tregu edhe qytetarët kanë mundësi të njihen mirë me këtë veprimtari kundër raportit të zviceranit, Dick Marty.
“Këtë fundjavë, më saktësisht, të shtunën me këtë aktivitet do të jemi në Malësi, Tivar dhe Ulqin, në të gjitha viset shqiptare në Mal të Zi”,- shprehet Gjonbalaj.
Organizatorët e peticionit, të cilin thonë se nuk e kanë përkrahur vetëm shqiptarët, por edhe boshnjakët, kjo është një shprehje demokratike e mospajtimit dhe kundërshtimit të fuqishëm ndaj raportuesit zviceran, i cili ka për qëllim të shtrembërojë të vërtetën e historisë së popullit tonë në rajon e në Kosovë. /Koha.Net/