Përfundon aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve kundër Martyt në Tuz-Malësi

Për dy ditë angazhim në mbledhjen e nënshkrimeve, Lidhja Demokratike-Dega e Malësisë arriti të grumbullojë mbi 400 nënshkrime, në përkrahje të Peticionit kundër Raportit të Dik Martit, me çka edhe kjo trevë iu bashkëngjit aksionit gjithëshqiptar, të iniciuar nga Organizata e veteranëve të Luftës të UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së dhe Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së. Aksioni u përkrah edhe nga strukturat e tjera politike shqiptare që veprojnë në Malësi, me përjashtim të UDSH-së, dhe u mbështet mediatikisht nga Televizioni Boin. Natyrisht se përkrahja më e madhe ishte nga vet nënshkruesit të cilët e vlerësuan si tejet të qëlluar aksionin, jo për nga rëndësia e numrit të nënshkrimeve të grumbulluara, por nga fakti se Malësia edhe me këtë rast u rreshtua aty ku e ka vendin dhe ku rreshtohej sa herë e kërkonte kauza kombëtare.

Aksioni fillimisht u realizua në Plavë-Guci, kurse pas Malësisë grumbullimi i nënshkrimeve vazhdon në Tivar-Krajë dhe Ulqin. /Nikollë Camaj/

KOMENTOJE

Fotografuar: Albert Camaj