Diaspora shqiptare ne Amerike, ne mbeshtetje te levizjes shqiptare si ne Shqiperi, Kosove dhe ne te gjitha trojet shqiptare, do te protestoje prane Kombeve te Bashkuara , ne New York, me daten 21 janar 2011 kunder akuzave te ulta dhe te pabazuara as ne logjiken minimale te nje njeriu normal , te eurodeputetit Dick Marty, per trafik organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosoves.
Qellimi i ketij deputeti sharlatan te parlamentit Europian, tashme dihet. Sa me shume balte kunder nje Ushtrije te Shenjte, siç ishte UÇK-ja, kunder drejtuesve te saj si dhe kunder Kosoves dhe Pavaresise se saj te brishte.
Siç duket, ky person i pamoral, ka marre persiper te shperndaj huti dhe pluhur sa te jete e mundur, per te arrit diçka ne ndalimin e njohjeve te reja per Shtetin me te Ri, Kosoven. Ky veprim i dale ne skene, pikerisht kur SHBA-ja dhe vendet e njohura evropiane po perpiqen, qe ne nje periudhe sa me te shkurter, Kosova te njihet dhe te anetaresohet ne te gjitha Institucionet Nderkombetare.
Sidoqofte, bindemi se nje person i tille, i shitur dhe i ven ne sherbim te Serbise dhe politikes se saj te deshtuar, do te diskreditohet njehere e mire edhe ne arenen nderkombetare.
Pikerisht per kete, Diaspora Shqipater ne Amerike po proteston ne New York me daten 21 Janar 2011 prane OKB-se ( Organizates se Kombeve te Bashkuara) qe gjindet ne rrugen 47-te, mes rrugeve 1 dhe 2, ne Manhatan.
Per te gjitha njoftimet e metutjeshme drejtohuni ne tel 917-676-5828 dhe 248-808-2105
