Peticion kundër Dik Martit në Tuz me 17 dhe 18 janar

Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Dega në Malësi

Kumtesë për opinion

Lidhja Demokratike në Mal të Zi njofton opinionin në Malësi se, në vazhdën e nënshkrimit të Peticionit drejtuar Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, ndaj shpifjeve të papara të eurodeputetit dhe raportuesit të Komisionit evropian, Dik Marti, me qëllim të diskreditimit të popullit shqiptarë në përgjithësi, Fletorja e bardhë e nënshkrimeve do të jetë në dispozicion të banorëve të Malësisë më 17 dhe 18 janar (e hënë dhe e martë) 2011, në lokalet e kësaj partie në Tuz, respektivisht para objektit ku gjinden zyret e partive politike, (ish zyra e vendit në Tuz), prej orës 10 deri në orën 16.

Ftojmë qytetarët e Malësisë që me nënshkrimin e vet, t’i bashkëngjiten denoncimit të shpifjeve pa fakte, e pa prova, të z. Dik Marti, të fabrikuara në qendrat më të njohura antishqiptare.

Shpresojmë se banorët e Malësisë do ta dëshmojnë se janë në gjendje të vlerësojnë realisht qëllimet e shpifjeve të tilla ndaj, luftëtarëve të denjë për liri dhe fitimin e pavarësisë së Kosovës.

Andaj, me nënshkrimin e peticionit , le ta dëshmojmë respektin tone për vlerat demokratike dhe vullnetin për pushtetin e të së drejtës, e cila më në fund do të ngallnjejë.

Aq më pare pasi që lufta liridashëse e trimave Kosovarë, është njohur dhe vlerësuar nga fuqitë më të mëdha botërore siç janë SHBA, andaj në shenjë mirënjohjeje ndaj këtyre vlerave të shenjta, nënshkrimi i peticionit në fjalë le të jetë kontributi ynë në këtë drejtim.

LD në MZ, Dega e Malësisë
Nikollë Camaj

KOMENTOJE