Bardhi është duke rritur tensione

Siç njoftonë gazeta malaziase ”Vijesti“ Shoqata e malazezëve të Kosovës dhe Metohisë i kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, individëve, OJQ-ve, dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm që ti kundërshtohen me përbuzje inicjativës së “turpshme” të Mehmet Bardhit. Si mbas organizatës në fjalë, Bardhi ka organizuar mbledhjen e nënshkrimeve në komunat e Malit të Zi ku jetojnë shqiptarët, kundër raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të raportuesit Dik Martit, mbi tregtinë e paligjshme të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri. Marti para disa kohësh, etiketoi Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, si lider të një organizate kriminale që kanë të bëjnë me tregtinë organeve njerëzore, drogës dhe armëve.
“Ata e ftojnë Bardhin, që të hiqet punëve të kota dhe të ndalojë rritjen e tensioneve ndër-etnike në Mal të Zi,” thuhet në deklaratën e nënshkruar nga koordinatori i Shoqatës Nikola Camovic.
Ai beson se Bardhi, si nje politikan me ndikim shqiptar, të ndihmoj popullin e vet që të lirohet “mafia-me pranga , Mafia e ‘vërtetë ‘ ku në këtë mënyrë vihet me anë të peticioneve “: “Dhe kështu nënshkruesit potencial do të frikësohen, dhe ata që refuzojnë të nënshkruajnë të njëjtën deklarohen për tradhëtar , të qellimeve kombëtare të shqiptarëve në rajon thuhet në dekleratë”. /Albert Camaj/

KOMENTOJE