Kritika të ashpra për shkak të mbledhjes së nënshkrimeve kundër Raportit mbi trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë

Me peticione fshehin krimet e Thaçit.

Aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve kundër raportit të Dik Martit mbi trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë ka vazhduar dje edhe në Plavë, e organizuar nga Këshilli Komunal i Lidhjes Demokratike, kryetar i së cilës është Ahmet Gjonbalaj. Aktivistët e LDnëMZ Skender Hasangjekaj, Budak Rugova dhe Uran Gjonbalaj , që 3 ditë mbledhin nënshkrime dhe, siç thonë, ata kanë mbledhur rreth 500 nënshkrime. Presin që peticionin deri nesër ta nënshkruajnë 1.000 qytetarë.

Kreu i Lidhjes Demokratike Mehmet Bardhi tha se aksioni i tyre do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme. Siç shpjegoi ai, në të gjitha komunat ku partia e tyre vepron, do të mundësojnë për të gjithë ata që dëshirojnë, të nënshkruajnë një peticion kundër raportit të Dik Marti. Ai pohon se aksioni i përmendur nuk është i drejtuar kundër Malit të Zi as kundër të vërtetës për rastin e mësipërm.

Ne jemi kundër mënyrës si Marti erdhi tek raporti, i cili nuk është i mbështetur në fakte dhe dëshmi. Edhe Karla Del Ponte, si prokuror i gjykatës së Hagës kishte mekanizma dhe ingerenca për ta përfunduar rastin, e jo të shkruante libër. Kushdo që merret me punë të tilla ka kryer krim monstruozë dhe duhet të mbajnë përgjegjësi, kudo dhe kurdo, jo vetëm në këtë rast dhe duhet të verifikohet se çfarë është e vërteta – tha Bardhi. Peticionin, pra nuk është kundër Malit të Zi, as për të përcaktuar të vërtetën në lidhje me incidentin, por në të kundërtën, ka për qëllim që të vihet deri tek e vërteta që mbështetet nga dëshmitë që duhet mbledhur gjatë hetimit.
Mbas Deklaratës me të cilën kërkohet nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës të mos e pranojë Raportin e Martit, qëndrojnë Organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), OJQ e invalidëve të luftës të UÇK-së, Shoqata e familjeve të ushtarëve të vrarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, tha për “Dan” Hasangjekaj.

Ne raportin e Dik Martit, qytetarët e revoltuar, nënshkruajmë këtë peticion, si reagim për këtë raport, të cilin ai përpiqet të shkaktojnë një njollë në kombin tonë, shtetin tonë dhe luftën e drejtë për liri dhe pavarësi nga Okupimi dhe regjimi totalitar në Serbi. Rrepësisht reagojmë për tendencat që populli ynë paraqitet si autor i krimit, dhe përpjekën për degradimin e vlerave tona kombëtare dhe morale dhe shtrembrojnë luftën tonë të drejtë, e cila u zhvillua në harmoni të plotë me normat ndërkombëtare dhe ligjeve të luftës – thuhet në Deklaratë.
Thuhet se reagimi i tyre do të thotë kryesisht si një angazhim që PSSE, mos të miratojnë raportin , siç thonë , “e cila dëmton rëndë reputacionin tonë para botës demokratike.”

Ky peticion është një shprehje e mospajtimit tonë demokratikë dhe kundershtim të autorëve, të tillë si Dik Martit, që kanë për qëllim të shtrembërojnë të vërtetën e historisë së kombit tonë. Shteti dhe populli ynë ka qenë gjithmonë në anën e drejtë. Ne i kemi kontibuar drejtësis dhe kemi punuar për drejtësinë, vendin tonë edhe në botë. Lufta e drejtë e UÇK-së, dhe bota demokratike e mbështetur nga NATO, ka bërë të mundur që të fitojë drejtësia, liria dhe demokracia në Kosovë dhe në Rajon.Këto përpjekje tona të kombeve të lira dhe demokratike të botës në të ardhmen do ti vlerësojmë si një vlerë të madhe – thuhet në Deklaratë.

Hasangjekaj vë në dukje se kanë përgjigje mjaft të mirë në të gjitha vendet ku janë të vendosura postblloqet.
– Është interesante se ne kemi fituar mjaft nënshkrime edhe nga kombësit tjera, si ato të boshnjakëve dhe myslimanëve, dhe ne jemi të bindur se ne jemi në anën e drejtë dhe se raporti i Dik Martit është fiktivë, ashtu që nuk i përgjigjet të vërtetës. Ne nuk do qëndrojmë mrapa individëve dhe ata nuk na interesojnë. Vetëm ne na intereson drejtësia dhe tregimi i të vërtetës, – tha Hasangjekaj.

Mbledhja e nënshkrimeve kundër raportit të Martit ka hasur në dënime të ashpra në Mal të Zi.

Lideri i Demokracisë se Re Sërbe Andrija Mandic , tha dje se aksioni paraqet përpjekje për presion në SE, që të heqin dorë nga vërtetimi i të vërtetës për krimet për të cilat egzistojnë dëshmi të forta .

Aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve është një përpjekje presioni në Dik Martin, Këshillit të Evropës, Delegacionit të Malit të Zi në PSSE, dhe për të gjithë ata që duhet për të pranuar atë raport. Ka dëshmi shumë konkrete që kanë në dispozicion Dik Marti, egzistojnë dëshmitarë të këtyre krimeve. Nuk kishte asnjë nevojë senatori nga Zvicra që të shpikin ndonjë gjë për të shkaktuar dëme ndonji individi dhe të mbështesë disa qytetarë të kombeve ndërluftues në Ballkan. Njeri dëshiron të verifikohet e vërteta, ka dëshmi. Unë jam i sigurt se Raporti i Martit për shkak të prova që e mbështesin do të fitojë shumicën – tha Mandic.

Shoqata Malazeze, e veteranëve të luftës që nga viti 1990, ka vlerësuar se mbledhja e nënshkrimeve kundër raportit të Dik Martit, janë anti-civilizuase, anti-malaziase, dhe akt anti-evropiane, e cila është duke u përpjekur për të mbuluar krimet e Hashim Thaçit dhe UÇK-së dhe apelit për Shqipëri të Madhe.

Se mrapa këtyre aktiviteteve në territorin e Malit të Zi është Organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të ashtuquajturës Kosovë, pyesim Mehmet Bardhin, a është ai anëtar i organizatës ose vetëm një donator i urdhëruar i shërbimit politik – tha kryetari i Këshillit drejtuas të Shoqatës Radan Nikolic.
Nikolic, ka përshëndetur Raportin e Martit siç vlerësoi ky raport jep , shpresë për fitorën e drejtësisë mbi dhunën.
– Ne i themi Bardhit se kjo që po bën vetëm tregoi fytyrën e vërtetë të tij, përpos strategjisë për Shqipërinë e Madhe, Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, si dhe Shoqata e veteranve shqiptar të Kroacisë, nuk rekomandohet për një fqinj të mirë dhe deputet të popullit tha Nikolic.

DSS: Të votohet për raport

Partia Demokratike Serbe ka dënuar fuqishëm veprimin e mbledhjes së nënshkrimeve kundër raportit të Dik Martit.
– DSS i ka bërë thirrje autoriteteve malazeze që më në fund të deklarojë në lidhje me këtë çështje. Për shkak të rëndësisë së këtij rasti, ne ftojmë përfaqësuesit e Malit të Zi, që në sesionin e dimrit të PSSE, gjithsesi duhet të dënojnë këtë krim shtazarak dhe të votojnë për raportin e Dik Martit, sepse zgjedhje të tjera nuk kanë , sepse çdo pozicion tjetër do të jep pëlqimin për këtë krim monstruoz – tha funksioneri i DSS Matija Nikolic.
DSS nuk beson tha ai se është rastësisht që ky peticion të organizohet në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, e jo në SHBA ose në një vënd evropian, edhe pse ky akcion pa dashje përkoi me kufijtë e projektit të njohur si “Shqipëria Natyrale”.

Kryetarja e delegacionit jasht linjës.

Redakcioni i “DAN” është përpjekur për të fituar përgjigjën për iniciativën e Lidhjes Demokratike edhe nga deputetja e PDS-DPS Valentine Radulovic-Scepanovic, e cila është Kryetarja e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Megjithatë, ajo nuk ju përgjigjë thirrjeve. Radulovic-Scepanovic funksionin si Kryetare të delegacionit e mori n
ga Predrag Sekulic.

Revoltë e drejt e popullit shqiptar.

Funksionari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Nikollë Camaj, tha se peticion kundër raportit të Dik Martit paraqet revoltë të drejtë të popullit shqiptar.
– Unë jam i kënaqur që është organizuar në Plavë dhe me të vërtetë shpresoj se kjo iniciativë do të vazhdojë edhe në pjesët tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Në ne është që të mbështesim një peticion të tillë , sepse ajo mbron nderin e çdo shqiptari nga konkluzionet e sëmurë të këtij Raporti.

Ky llojë raportit nuk mund t’ë atribuohet në asnjë shqiptar normal, e sidomos jo atij i cili erdhi deri në nivelin e një kryeministëri të një vëndi – tha Camaj.
Sipas mëndimit të tij, raporti nuk është i drejtuar vetëm kundër Hashim Thaçit,por akuzon mbarë popullin shqiptar. Ai u pajtua se duhet të hetohen akuzat në raport, por tha se paralelisht hetimi duhet të kryhet edhe për “shpifje të rënda” kundër shqiptarëve tha Camaj.

Raportet tregojnë Trafikimin e organeve

Andrija Mandiq, tha se që nga viti 1999, egzistojnë raporte, të cilat, për fat të keq, është vetëm tani lajmrohën,në atë që trupat e serbëve të kapur në Kosovë, janë subjekt më brutal i trafikimit ku nga të të cilat të ardhurat janë ushtruar komandantëve lokal të UÇK-së.

Këtë të vërtetë se serbët janë vrarë në mënyrë që tu nxirrën organet e tyre dhe ti shesin në tregun e zi nuk mund të fshehin as mbledhja e nënshkrimeve në Plavë, Ulqin, ose në ndonjë vend tjetër ku jetojnë shqiptarët. Çdo penalist duhet të jetë përgjegjës individualisht për krimet që ka kryer dhe nuk do duhej të egzistojë asnjë faj kolektiv i ndonjë populli. Nëse dikush në këtë rast në emër të popullit shqiptar ka kryer krime kaq të rënda, që nuk mund ti kujtojmë që në kohën Aushvica askush, duke përfshirë edhe liderët politik të shqiptarëve në Mal të Zi nuk duhej të përpjekshin për përgjegjsit individuale të Hashim Thaçit ose të ndonjë udhëheqësi tjetër të luftës të shqiptarëve të Kosovës e që ti fshehin ato duke marrë përgjegjësinë kolektive – tha Lideri e Demokracis së Re Sërbe.

ANKETA E “DAN” NË TUZ.

Marash Dedvukaj, gazetar:
Raporti i Dik Martit është trillim i pastër. Hashim Thaçi, dhe çdo politikan tjetër mund të pasurohet në tjetër mënyrë, kështu që nuk ka pasur nevojë për tregti të organeve njerëzore. Unë peticionin e përkrahjes sigurisht do ta nënshkruaj. Ky raport mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme Shqipërisë për bisedime për hyrje në Bashkimin Evropian.

Pupo Pepic, tregtarë:
-Unë dhe familja ime do të nënshkruajmë peticionin, në mbështetjen e Hashim Thaçit! Raporti i Raportuesit Special të Këshillit të Evropës është i pavërtetë. Shumë janë kënë dëshmitarë të komndrabandimit të cigareve, lëndëve djegëse dhe sendeve të tjera, por askush kurrë nuk e ka parë ndonjëherë se kanë kontrabanduar organe njerëzore. Ajo është e turpshme të thuhet se Thaçi ka tregtuar organet.Nuk do duhet ti besohet raportit të një njeriu që shkakton dëme të mëdha nderit dhe reputacionit të popullit shqiptarë.

Omer Becovic, në pension:
Jetën kish me dhanë se nuk është e vërtetë se kanë bërë tregti me organe njerëzore. Në qoftë se ata e kanë bërë, ata duhet të dënohen. Djalin tim nuk kisha me apeluar me falë, sikur ta kishte bërë atë gjë.Sikur të kishte pasur tregti të organeve njerëzore , ne do të dinim , por kjo është e pa vërtetë. Peticion që do të organizohet nga aktivistët e Lidhjes Demokratike të Mehmet Bardhit , do ta nënshkruaj kur ata të vijnë në Tuz.

Kolja Ljucovic, i papunë:
Çdo person normal do të nënshkruajnë peticionin dhe për këtë arsye edhe unë . Asnjë shqiptar nuk beson në raportin e Dik Martit. Raporti i shkakton dëme të mëdha Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Kjo është një akuzë shumë e rëndë, e cila është e pabazuar dhe tek tani duhet të vërtetohet. Raporti i këtillë vetëm ka hedhur njolla mbi popullin shqiptar në të gjithë botën. /Përktheu nga Dan Albert Camaj/

KOMENTOJE