Demonstrata në Tiranë – Tre të vdekur, 26 të plagosur

E plotësuar– Sipas informacioneve të fundit nga Tirana, nga protestat e dhunshme të opozitës kanë mbetur të vdekur tre protestues, përderisa janë lënduar 26 të tjerë, duke përfshirë këtu edhe 100 të lënduar në radhët e policisë shqiptare, 10 prej të cilëve rëndë. Situata për momentin është e qetë dhe nën kontroll.

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=ZAtd7vF0j50

Top Channel konfirmon se 45 vjeçari, Vezir Veizi nga Gjirokastra ka humbur jetën në protesta dhe i tillë ishte dërguar në spital, ku nuk shfaqi shenja jete. Në ndërkohë nuk dihet identiteti i dy personave tjerë që kanë humbur jetën. Viktimat thuhet të jenë qëlluar nga afërsia me armë të kalibrit të vogël.

E plotësuar – Demonstruesit në Tiranë u përpoqën të hynin brenda oborrit të Kryeministrisë, ndërkaq Policia u përgjigj duke qëlluar me armë zjarri. Protestuesit hapen me forcë portën. Ndërkaq, ka edhe të plagosur.

Protestuesit po hedhin gurë dhe mjete të forta në drejtim të policëve që ndodhen brenda rrethojës së kryeministrisë. Ndërsa në krahun e ndërtesës pranë piramidës, protestuesit ia vunë flakën dy furgonëve të policisë. Policia u tërhoq edhe nga kjo pjesë dhe është pozicionuar më tej.

Sheshi para ndërtesës së kryeministrisë në Tiranë është mbushur me protestues, një pjesë e të cilëve kanë hipur në hekurat rrethues të ndërtesës, ndërkohë që i kanë vënë zjarrin edhe një peme palme në rrethojën e kryeministrisë.

Policia është tërhequr brenda rrethojës ndërkohë që duken makinat që digjen përreth. Ka njoftime për të plagosur nga mjetet e forta që janë përdorur, si shkopinj, çadra, shkopinj të pankartave.

E plotësuar-Demonstruesit e organizuar nga opozita, para ndërtesës së kryeministrisë së Shqipërisë po gjuajnë me gurë dhe sende të forta në drejtim të policëve.Policia përdori gazin lotsjellës, ndërsa shihen përforcime të policisë që vijnë në ndihmë të kordonit të policisë dhe një makinë që po hedh ujë mbi protestuesit për t’i shpërndarë. Mësohet se ka policë dhe demonstrues të plagosur.

Protestuesit që kanë ardhur nga katër hyrje-daljet kryesore të Tiranës dhe nga zona të ndryshme të vendit Demonstrata e organizuar nga opozita zhvillohet me moton, “Sali dorëzo bllokun”.

Protestuesit mbajnë pankarta me emrat e qyteteve nga vijnë dhe parulla kundër qeverisë së kryeministrit Berisha. Një kordon i madh policësh janë vendosur në rrugën kryesore para hekurave që ndajnë kryeministrinë nga bulevardi. Turma vjen duke u shtuar ndërkohë që mbërrijnë protestues të tjerë.

Ndërkohë, Partia Socialiste deklaroi të premten se pushteti po ushtron presion të madh krejtësisht të paligjshëm, mbi shoqëritë e transportit ndërurban. Anëtarja e Asamblesë së PS-së,Megi Ajtyresa tha se një numër i konsiderueshëm shoferësh janë tërhequr për shkak të asaj që ajo e quajti “presion i turpshëm” në Shkodër, Lushnjë dhe pjesë të tjera.

Ajtyresa tha se po behën ndalime të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara siç ka ndodhur në dalje të Shkodrës. Ajo tha se “demonstratat fillojnë sot po nuk mbarojmë më pa u gjetur zgjidhja, e cila fillon me fundin e koalicionit të turpit dhe pranimin e zgjedhjeve të reja”.

Ndërkaq, Policia e Shtetit përgënjeshtron deklaratën e bërë nga përfaqësues të subjektit Partia Socialiste.

Sqarojmë opinion publik se në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka ushtruar presion apo penguar asnjë mjet transporti gjatë lëvizjes së tyre në drejtim të qytetit të Tiranës. /Telegrafi/

KOMENTOJE

Demonstrata e opozitës në Tiranë përshkallëzon në përleshje me policinë

Protestuesit në rrethojën e kryeministrisë

Sheshi para ndërtesës së kryeministrisë në Tiranë është mbushur me protestues, një pjesë e të cilëve kanë hipur në hekurat rrethues të ndërtesës, ndërkohë që i kanë vënë zjarrin edhe një peme palme në rrethojën e kryeministrisë.

Policia është tërhequr brenda rrethojës ndërkohë që duken makinat që digjen përreth. Ka njoftime për të plagosur nga mjetet e forta që janë përdorur, si shkopinj, çadra, shkopinj të pankartave.

E plotësuar-Demonstruesit e organizuar nga opozita, para ndërtesës së kryeministrisë së Shqipërisë po gjuajnë me gurë dhe sende të forta në drejtim të policëve.Policia përdori gazin lotsjellës, ndërsa shihen përforcime të policisë që vijnë në ndihmë të kordonit të policisë dhe një makinë që po hedh ujë mbi protestuesit për t’i shpërndarë. Mësohet se ka policë dhe demonstrues të plagosur.

Protestuesit që kanë ardhur nga katër hyrje-daljet kryesore të Tiranës dhe nga zona të ndryshme të vendit Demonstrata e organizuar nga opozita zhvillohet me moton, “Sali dorëzo bllokun”.

Protestuesit mbajnë pankarta me emrat e qyteteve nga vijnë dhe parulla kundër qeverisë së kryeministrit Berisha. Një kordon i madh policësh janë vendosur në rrugën kryesore para hekurave që ndajnë kryeministrinë nga bulevardi. Turma vjen duke u shtuar ndërkohë që mbërrijnë protestues të tjerë.

Ndërkohë, Partia Socialiste deklaroi të premten se pushteti po ushtron presion të madh krejtësisht të paligjshëm, mbi shoqëritë e transportit ndërurban. Anëtarja e Asamblesë së PS-së,Megi Ajtyresa tha se një numër i konsiderueshëm shoferësh janë tërhequr për shkak të asaj që ajo e quajti “presion i turpshëm” në Shkodër, Lushnjë dhe pjesë të tjera.

Ajtyresa tha se po behën ndalime të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara siç ka ndodhur në dalje të Shkodrës. Ajo tha se “demonstratat fillojnë sot po nuk mbarojmë më pa u gjetur zgjidhja, e cila fillon me fundin e koalicionit të turpit dhe pranimin e zgjedhjeve të reja”.

Ndërkaq, Policia e Shtetit përgënjeshtron deklaratën e bërë nga përfaqësues të subjektit Partia Socialiste.

Sqarojmë opinion publik se në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka ushtruar presion apo penguar asnjë mjet transporti gjatë lëvizjes së tyre në drejtim të qytetit të Tiranës.

KOMENTOJE