Borë në Malësi ( Foto + Video )

Tuz – Malësia (23 Janar) Malësia sot njehi e zbardhur nga bora e cila nisi të bie mbrëmjen e kaluar dhe vazhdoj të bie gjatë ditës së sotme. Trashësia e borës kalon 10cm, kurse në pjesën malore të Malësisë është më e lartë.

Kujdes të veçantë duhet të kenë drejtuesit e automjeteve pasi rrugët nuk janë të pastruara dhe se rrugët tona janë plotë gropa, e kjo vështirëson qarkullimin por edhe rrëshqitjet janë të shpeshta. Pra lutën drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes shtesë.

Përpos anës negative të borës është edhe ajo pozitive, e ajo është gëzimi i më të vegjëlve të cilët kanë rastin të luajnë në borë, rast ky që në Malësi nuk ndodhë shpesh.

Sipas parashikimeve të meteorologëve nesër reshjet e borës do të jenë të dobësuara.
Stafi i Malesia.Org sot doli në teren dhe përgatiti një reportazh me fotografi dhe video incizime, të cilat mund ti shikoni më poshtë. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO