Luksic i vazhdoi konsultimet me përfaqësuesit e partive nacionale shqiptare

Kryeministri i Malit të Zi Igor Luksic ka biseduar sot në Podgoricë me përfaqësuesit e partive nacionale shqiptare, kryetarin Forcës së re demokratike, Nazif Cungu , pastaj me kryetarin e LD në MZ Mehmet Bardhi e më vonë është dasht të takohet edhe me përfaqësuesin e përspektivës Amir Hollaj.

Kryetari i Forcës Nazif Cungu ka theksuar se është e nevojshme zgjidhja e të gjitha çështjeve kontestuese , duke shtuar se në këtë parti janë të gatshëm të ndihmojnë integrimet euro-atlantike të Malit të Zi.

Ndërkaq kryetari i LDMZ Mehmet Bardhi ka deklaruar se gjatë këtyre bisedimeve janë theksuar të gjitha çështjet e pa rregulluara, siç janë decentarlizimi i pushtetit lokal , mos zgjidhja e statusit të Komunës së Tuzit dhe siç thuhet, objekti i Kishës ortodokse serbe në Malin e Rumisë , vendosja e të cilës , siç thekson Bardhi është provokuese, duke shtuar se absolutisht nuk është kundër asnjë feje.

Luksic ka biseduar edhe me përfaqësuesit e këshillave nacionale.

Kryeministri imalit të Zi Igor Luksic i ka vazhduar sot ditët e konsultimeve në bisedimet me përfaqësuesit e pakicave në Mal të Zi. Kryetari i Këshilllit nacional të shqiptarëve Tahir Tahiri në bisedimet e zhvilluara i ka përsëritur kryeministrit Luksic qëndrimet , sipas fjalëve të tij të njohura më parë , se shqiptarët flasin me gjuhë specifike , ata kanë kulturën specifike andaj shteti duhet ti kushtojë kujdes më të madhë kësaj çështje, kopnsideron Tahiri.

Ai po ashtu ka njoftuar se me kryeministrin Luksic , ka biseduar edhe për kishën në majën e Rumisë me ç rast ka konsideruar se Rumia nuk është vetëm serbe por edhe shqiptare dhe myslimane. Kryeministri i Malit të Zi po ashtu ka biseduar edhe me përfaqësuesit e Këshillit nacional të boshnjakëve , pastaj të Këshillit nacional serbë , të myslimanëve dhe të romëve.

Në këto bisedime është biseduar për afirmimin e jetës multi etnike në Mal të Zi dhe problemet me të cilat ballfaqohen këshillat nac ionale në punën e tyre. /RTMZ/

KOMENTOJE


Bardhi – Luksic


Cungu – Nimanbegu – Luksic


Hollaj – Luksic