Gjatë javës që shkoi ambasadorja e Mbretërisë së Belgjikës, zonja Denise De Hauwere qëndroi në Mal të Zi në vizitë lamtumirëse, me ç rast, në Podgoricë, të premtën më 21.01.20011, u takua edhe me Mehmet Bardhin, kryetar i Lidhjes demokratike në Mal të Zi dhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi.
Me këtë rast kryetari Bardhi e njoftoi për situatën aktuale politike në Mal të Zi me theks të veçantë me pozitën e shqiptarëve dhe aktivitetin e LD-së dhe aktivitetin e tij në Kuvendin e MZ-së.
Këto ditë, tha Bardhi, në Kuvend pritet të vazhdojë punën Grupi Punues për harmonizimin e Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve, i cili Ligj është dashur të harmonizohej me Kushtetutën në afat prej tre muajve nga dita e shpallje saj.
(Të përkujtojmë se Kushtetuta u pru më 19. 10.2007 dhe u shpall më 22. 10. 20007, pas Referendumit të 21 majit 20006).
Qëndrimi i LD në MZ-së dhe i deputetëve shqiptarë është i qartë: shqiptarët, si popull autokton, sot në Mal të Zi, të zgjedhin përfaqësuesit e vet politikë, numri i të cilëve duhet të jetë në përpjesëtim me pjesëmarrjen e shqiptarëve në numrin e përgjithshëm të popullsisë në Mal të Zi, çka në këtë moment nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Kuvendin e MZ, që është 81, i përcaktuar me Kushtetutë, shqiptarët do të duhej të kishin 5 vende.
Pastaj e njoftoi me aksionin e LD-së për mbledhjen e nënshkrimeve për Peticion kundër Raportit të Dick Martit, i cili Raport është spekulativ dhe manipulues, me plot konstruksione politike, dyshime pa fakte e shpifje të papara, me qëllim të diskreditimit të popullit shqiptar në përgjithësi. Në Librin e Bardhë të Peticionit, shqiptarët në MZ vunë më tepër se një mijë firma dhe bashkë me nënshkrimet e tjera mbledhura në të gjitha trojet shqiptare, do t’i dorëzohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Pastaj e njoftoi me vazhdimin kamngulës për realizimin e Komunës së Plotë të Tuzit, të Malësisë.
Theks të posaçëm Bardhi vuri në kërkesën tone për heqjen e objektit nga metali, në formën e kishës, nga maja e malit të Rumisë, që Kisha Pravosllave Serbe e vuri më 18 qershor 2005 me ndihmën e helikopterëve të Ushtrisë Serbo-Malazeze dhe në përcjellje të policisë malazeze, e që është provokimi më i madh ndaj shqiptarëve në 50 vjetët e shkuara.
Zonja De Hauwere falënderoj zotëri Bardhin për pritje, ashtu si edhe për komunikimet dhe marrëdhëniet e mira në katër vitet e shkuara, sa ajo ishte ambasadore e Belgjikës në Beograd, e ngarkuar edhe për Malin e Zi dhe premtoi se edhe në të ardhshmën , në funksionin e ri të Saj do të vazhdojë lidhjet miqësore. /LDnëMZ/