Portalit Malesia.Org – Pse duhet të bashkohet faktori shqiptarë në Komunën urbane e Tuzit rreth 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe (1911-6 Prill-2011)

Për mua si malësor, si shqiptar por edhe me obligimin e një përfaqësuesi të pushtetit në Malësinë e Madhe e kam quajtur kurdoherë bashkëpunimin me Komunën e Tuzit ( me pjesen tjetër të Malësisë ) e në veçanti me faktorin pushtetarë, politik e shoqëror atje si një shërbesë ndaj vlerave më të mëdha që mund dhe duhet të ketë një malesor e nje shqiptar në pozitat e shtetit amë.
Me mendjen e shëndoshë se cdo nxitje për të mirën e përbashkët e në vecanti të forcimit të identitetit ( që jo në pak raste janë të ineresuar për tua humbur ) që më marrjen e postit të N/Prefektit i’u përkushtova duke krijuar lidhjet e para me faktorin pushtetarë, politik dhe shoqëror me të cilët shkëmbyem mesazhet e dëshirës për të kontribuar në dobi të interesave më madhore e që kanë të bëjnë me forcimin e pozitave të shqiptarëve në këtë pjesë tjetër të trevës që padrejtësia shekullore i ndau nga pjesa e Malësisë amë.
Ishin pikërisht këto shkëmbime dhe ide me të cilët unë pata kënaqësinë që në pozitat e pushtetarit e te dashurise se pakufishme qe kam patur, kam e do kem gjithmone per gjithe bashkmalesoret kendej e andej kufirit, por edhe të vlerave individuale me të cilët unë krijova, që cuan ne merrjen pjesë si i ftuar nderi ( nga Shoqata”Ded Gjon Luli” Hot-Malesi ) në festimet e 6 Prill 2010 ditën kur 99 vjet me pare ne Kryengritjen e Malesise se Madhe te vitit 1911 u valvit krenarë në Deçiq flamuri ynë kombëtarë nga burrat malësorë të udhëhequr nga luftëtari, trimi, patrioti dhe atdhetari i zjarrtë Ded Gjon Luli.
Në ftesën e bërë enkas më kërkohej që për herë të parë të përshendesja në pozitat e drejtuesit të Malësisë amë dhe realisht që me të tilla emocione duhej të vlerësoja edhe përmbajtjen e përshëndetjes, por më e rëndësishme ishte hapja e rrugëve të bashkëpunimit mes institucioneve tona qofshin dhe ato te karakterit kulturore etj..
Duke u nisur sa thashe me lart si dhe nga deshira e mire dhe premtimi qe u kam dhene bashkemalesoreve te mi ne dy tubimet qofte ai i 6 Prillit ne Deçiq, por edhe te 11 Prillit ne Hot ( kujtoni dy pershendetjete e mia ne keto tubime ) qe 100 vjetorin e Kryengritjes se Malesise se Madhe ta festojme se bashku duke thyer cdo barriere politike e kufitare. Ndaj une kam filluar qe heret me pregatitjen e ketij 100 vjetorit duke mundesuar edhe takime te ndryshme me ekspert te shume fushave( qofshin ato historiko-shkencore, kulturore etj.).
Por duket qe dikush nuk eshte i interesuar per nje gjithperfshirje e mbarevajtje te mire te ketij aktiviteti qe i ben ndere jo vetem Malesise se Madhe kendej e andej kufirit shteteror ( por kurrsesi atij shpirteror ) por edhe gjithe shqiptareve kudo qe jane. Mesa duket ne kete hulli kane rene edhe kryetari i Komunes dhe i Kuvendit Komunal ne Tuz perkatesisht zoterinjte Nikoll Gegaj dhe Fadil Kajoshaj, teksa nguten te bejne lidhje te shkurtra duke kapercyer jo nga mungesa e informacionit te organizimite te pushtetit ne Shqiperi ( pasi per hire te se vertetes une jo ne pak raste kur kam patur takime me zoterinjte ne fjale ua kam shpjeguar kete funksionim ).

Ndoshta interesat e ngushta politike dashje pa dashje po e zbehin aktivitetin me te rendesishem te treves tone historike, duke patur parasysh se Flamuri i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut valvitej ne Deçiq pas nje mungese rreth katershekullore e gjysem. Ndaj me vjen keq qe drejtuesit e sotem te Komunes Urbane te Tuzit ate dhenie dore e quajne bashkepunim ( sic shkruhet ne kumtesen e dates 29.01.2011 ne portalin Malesia.org ) me N/Prefektin e Malesise se Madhe kur ne nje kohe une nuk dija as qellimin e ardhjes se tyre.
Uroj që bashkepunimi ne mes institucioneve tona kendej e andej kufirit ne te ardhmen te jete real dhe ti sherbeje qellimit tone te perbashket, festimit sa me te mire te 100-vjetorit te Kryengritjes se Malesise se Madhe te vitit 1911, ku pervec faktorit pushtetar shqiptarë të jenë kontribues edhe faktoret te tjere politik e shoqeror te mbare treves tone e asaj kombetare shqiptare. Pasi edhe mesazhi qe la pas kjo Kryengritje qe ne do perkujtojme se shpejti i tille eshte: bashkim te mbare malesoreve e shqiptareve kudo jane ( pamvaresisht ndarjeve kufitare ).
Megjithate une shpresoj se keto i perkasin nje fillimi te veshtire, por qe pa vonuar do te rregullohen ne te mire te interesit te mbare malesoreve e shqiptareve.

Me respakt per gjithe Ju

SYTKI NDRECAJ
N/PREFEKT MALËSI E MADHE
Koplik me 31.01.2011

KOMENTOJE