Njëri prej repereve më të njohur të hip-hopit në Amerikë, Busta Rhymes, pritet që të vizitojë Kosovën më 29 prill. Mësohet se kompania që do ta sjellë këtë grup në Kosovë, është Next Level. Lajmi për ardhjen e këtij grupi është bërë në emisionin “Prive” që transmetohet në Klan Kosova.
Përndryshe, Busta Rhymes karrierën e tyre muzikore e kanë filluar që në moshën 16-vjeçare ku së pari janë quajtur “Leaders of the Neë School”, ndërkaq grupi përbëhej nga Charlie Broën, Dinco D dhe Cut Monitor Milo.
Që në shkollën e mesme, ata kanë lansuar albumin e tyre të parë duke debutuar në vitin 1989, ndërkaq në vitin 1991, ata kanë lansuar edhe albumin “A Future Without a Past” me Elektra Records.
Pas këtij albumi, ata kanë lansuar edhe disa albume të tjera, ndërkaq më gjashtë gusht të vitit 2010 janë paraqitur përsëri në skenë me një këngë dhe kanë promovuar labelin e tyre më të ri, “Conglomerate Records”, label ky që funksionon që nga viti i kaluar dhe zbulon talentin e repereve amerikanë. /VIP/