Formohet Klubi i Deputëve Shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi

Deputetet Amir Hollaj (Perspektiva), Genci Nimanbegu (FORCA) dhe Mehmet Bardhi (LD në MZ), kanë njoftuar kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapic se kanë formuar Klubin e Deputëve Shqiptarë.

Kryetari i parë i Klubit të Deputëve Shqiptarë do të jetë deputeti Amir Hollaj.

Edhe pse mbas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 deputetet shqiptarë për disa muaj rresht nuk arritën të merren vesh rreth formimit të klubit shqiptar, tashmë kjo marrëveshje u arrit.

Në klubin shqiptarë nuk do të jetë deputeti i UDSH-së, partner i koalicionit qeveritarë, Mehmed Zenka.

Kjo është hera e parë, që nga hyrja në sistemin shumëpartiak në Mal të Zi, që formohet klubi i deputeteve shqiptarë në parlamentin malazez. /Malesia.Org/

KOMENTOJE