Shqiptarët e diasporës, duhet të vetëregjistrohen – Xheladin Zeneli

Metodologjia e tanishme e regjistrimit të Entit Statistikor të Malit të Zi , nuk pasqyron numrin e vertetë të pjesëtarëve të diasporës

Tashmë është bërë e njohur për publikun lajmi i regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, i cili do të zhvillohet prej 1 deri me 15 prill të këtij viti.Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë e organit kompetent (pra, Enti i Statistikës-Monstat) i cili do të merret me realizimin e këtij projekti,i cili zakonisht realizohet rreth çdo dhjetë vitesh.

Sipas statistikave të fundit zyrtare (të vitit 2003) ,numri i shqiptarëve në Mal të Zi është 47.682 banorë, nga ky numër në vend janë 31.163, kurse në botën e jashtme (diasporë) janë 16.519 qytetarë shqipatarë.Vetë shqiptarët,në përgjithësi i marrin me rezervë dhe dyshim të dhënat satatistikore për shqiptarët në Mal të Zi, sidomos numrin e shqiptarëve në botën e jashtme. Kur është fjala për numrin e shqiptarëve në Mal të Zi, pushteti i Malit të Zi ka tentuar në të kaluarën dhe gjithnjë tenton,për interesat e veta politike, që numri i shqiptarëve të paraqitet sa më i vogël. Sa për ilustrim: Numri i shqiptarëve në botën e jashtme, sipas statistikave të fundit zyrtare të Malit të Zi (me 2003), është 16.519 !? Mirëpo, sipas të dhënave të Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë në Mal të Zi, të vitit 1992, në botën e jashtme në atë kohë kishte 16.113 shqiptarë. Vetëvehtiu n’a imponohet pyetja se si është e mundur se që nga viti 1992 deri në vitin 2003, pra një periudhë 11-vjeçare të kenë shkuar në botën e jashtme vetëm 406 shqiptarë? Mos të harrojmë faktin që fillimi dhe mesi i viteve 90-ta të shekullit të kaluar,(shpërthimi i luftrave në ish-Jugosllavi) ka qenë periudha që karakterizohet me nivelin e lartë të emigrimit të shqipatëve në Mal të Zi.Prandaj, shqiptarët kanë arsy të bindshme që statistikat zyrtare t’i marrin me rezervë.

Duke pasur parasysh faktin që një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në Mal të Zi, gjindet në botën e jashtme, është shumë me rëndësi që të bëhet regjistrimi saktë i kësaj pjese të popullit që gjinden jashtë vendlindjes së tyre. Metodologjia e tanishme e regjistrimit të Entit Statistikor në Mal të Zi, nuk pasqyron numrin e vertetë e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme. Në regjistrimet e popullsisë, në të kaluarën, të dhënat për anëtarët e diasporës, janë mbledhur në vend ,pra nga e familjet shtëpiake, të cilët kanë anëtarët e vet të familjes në botën e jashtme. Kjo është një mënyrë indirekte e mbledhjeve të dhënave për diasporën dhe sipas mendimit tim, nuk reflekton numrin e vërtetë të pjesëtarëve në diasporë, mu për arsyen se shumë familje shqiptare në diasporë, nuk kanë familje të afërta në vendlindjen e tyre të cilët do të kishin në disponim të dhëna të sakta për familjet në fjalë dhe anëtarët e tyre.Prandaj,kjo pjesë e diasporës, sipas metodologjisë së tanishme, kalon pa u regjistruar.

Mënyra e vetme e marrjes së dhënave të sakta për diasporën,ështe mënyra e drejtëpërdrejtë e regjistrimit të saj.Dhe kjo mënyrë direkte e regjistrimit,mund të bëhet vetëm nga vetë anëtarët e diasporës. Nëse Qeveria e Malit të Zi ,gjegjësisht autoritet përkatëse që meren me financimin e një projekti të tillë, financon regjistrimin e diasporave përkatëse të popujve të tjerë që jetojnë në Mal të Zi, atëherë e shoh të arsyeshme që edhe regjistrimi i diasporës shqipatre të financohet nga e njëjta qeveri.

Sidoqoftë, shqiptarët e diasporës nuk duhet të presin që qeveria e Malit të Zi të finacoj një projekt i cili nuk është në interesat e kësaj qeverije, por duhet që me vetëinicijativë të angazhohet në regjistrimin e numrit të madh të diasporës së vet. Sa i përket diasporës shqiptare në SHBA ,rol të rëndishëm në këtë aspekt mund të luajnë shoqatat dhe oraganizatat shqiptare nga trevat enike në Mal të Zi me ç’rast të dhënat e sakta të mbledhura nga vetë diaspora, do t’i kundëviheshin të dhënave të dyshimta zyrtare .

Xheladin Zeneli, Shkurt 2011 – New York

KOMENTOJE