Tregu i Tuzit i mbushur me mallra jocilësorë

Rrezik për humbjen e famës së dikurshme

Tuz – Tregu i Tuzit për dy dekada me radhë u bë i njohur në tërë ish Jugosllavinë, si qendër në të cilën tregëtohej mall cilësor dhe me levërdi. Për shkak të famës së fituar, jo rrallë në Tuz vinin autobusë nga vendet e ndryshme për të tregtuar në tregun e tij.
Ky treg ofronte mallra të llojllojshëm, prodhime cilësore të brendeve të ndryshëm me levërdi. Në të ofrohen kryesisht mallra nga Kina, Bullgaria Turqia, Hungaria dhe Serbia, por edhe nga Shqipëria. Këto të fundit vlerësohen më shumë nga blerësit për shkak të zhvillimit të industrisë shqiptare dhe bashkëpunimit të saj me Italinë.
Por, siç duket, tregu i Tuzit sot po merr pamjen e një tregu ku shiten mallra të dorës së dytë. Pamjet në hyrje të tregut janë rezultat i zhvendosjes së tregtarëve nga Podgorica në Tuz. Këto pamje pa dyshim dëmtojnë rëndë imazhin e një tregu me famë, në të cilin ka edhe mallra cilësorë dhe me llogari.
Kryebashkiaku i Podgoricës, Miomir Mugosha, në një intervistë për gazetën “Koha javore” ka paralajmëruar realizimin e projektit të hapjes së “Qendrës Tregtare” në Tuz, së bashku me tregun e gjelbër. Por derisa të realizohet ky projekt, fluksi i madh i shitjeve të mallrave jocilësore mund të
bëjë që Tuzi të humbasë popullaritetin e vet, të cilin e gëzon sot, si një qendër tregtare me karakter rajonal. /Koha Javore/

KOMENTOJE