Këngëtarja Elsina Hidersha, e njohur me emrin e arti Emmy, kish marrë plagë të rënda në trup dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk arriti të mbijetonte.
Ndërkohë që policia ka arrestoi dje biznesmenin që e goditi atë me makinë. Ndaj tij tashmë rëndon akuza për vrasje.
Personi që e goditi atë më makinë është një biznesmeni shqiptarë nga Kosova, i cili më parë ka qenë i dashuri i saj. Ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë, pasi biznesmeni kish marrë vesh së këngëtarja ishte lidhur me një person tjetër.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Sadik Petrela”, ku ndodhet një nga lokalet më të njohura të natës në kryeqytet, ku edhe këndonte këngëtarja 22-vjeçare.
Sipas policisë personi i arrestuar është Haziz Kelmendin, 47 vjeç nga Mitrovica, biznesmen i njohur në fushën e turizmit dhe hotelerisë në Kosovë.
Këngëtarja nga fshati Rehovicë e Skraparit, me banim në Sauk të Tiranës, mori plagë të rënda nga aksidenti dhe deri dje në mbrëmje vonë ndodhej në gjendje të rëndë dhe ishte në rrezik për jetën.
Sipas policisë, Kelmendi dyshohet se në gjendje të dehur, përplasi me veturën tij “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188, ish të dashurën e tij Hidersha, pasi kjo tentonte ta ndalonte, Kelmendin i cili po largohej nga lokali ku ajo këndonte, me një vajzë tjetër ndërsa kishte braktisur këngëtaren. Incidenti ndodhi të shtunën duke u gdhirë dita e djeshme në rrugën “Sadik Petrela”, menjëherë sapo Kelmendi kishte shkuar me një vajzë në lokalin e njohur, ku ish- e dashura e tij ishte këngëtare e lokalit dhe këndonte aty live për gjatë fundjavave.
Në lokalin ku Elsina Hidersha nga Skrapari, do të këndonte mbrëmjen e të shtunës, mbërriti edhe ish- i dashuri i Hidershës, biznesmeni kosovar nga Mitrovica Haziz Kelmendi. Ai shoqërohej nga një vajzë tjetër shumë e hijshme, e re me të cilën sipas burimeve të policisë ai tashmë kishte filluar një marrëdhënie të re, pas ndarjes me Emmy-n. Për orë të tëra sipas burimeve të policisë besohet se 47-vjeçari Kelmendi, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli.
Afër mëngjesit rreth orës 4:00, Kelmendi bashkë me të dashurën e tij të re, lanë lokalin dhe dolën që andej për t’u larguar me veturën e biznesmenit, një “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188. Në këtë kohë edhe këngëtarja Emmy, jashtë lokalit. Në tentativë për të ndaluar ish- të dashurin e saj, biznesmenin kosovar që të largohej me vajzën tjetër të re me të cilën ishe lidhur, Hidershaj është kapur në një pjesë të xhamit të të fuoristradës. Në këtë kohë, Kelmendi ka shtyrë me gaz veturën e tij përpara dhe më pas ka ecur mbrapsht në tentativë për t’iu shmangur vajzës “VIP”, me të cilën ai kishe pasur lidhje.
Në këtë kohë, Emmy, humbi ekuilibrin duke rrëshqitur dhe duke u përplasur nga vetura e ish-të dashurit të saj. /NOA/