Reagim i Partive politike shqiptare nga Malësia në kumtesën e Kryetarit të Komunës Urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj

Nikollë Camaj: PAMVARËSIMI SIGURON ZHVILLIM

Vasel Sinishtaj: SHKËPUTUNI NGA PËRQAFIMI

Këshilltari i Lidhjes Demokratike në Kuvendin e KU të Tuzit, duke e komentuar deklaratën e Kryetarit të KU Nikollë Gegaj, dhënë të përditshmes “Vijesti” se “ akoma është herët për formimin e Komunës së pavarur të Tuzit dhe se askush nuk ja ka marrë Malësisë të drejtën në Komunë të pavarur”, ka thënë se nuk e çudisin qëndrimet e tilla që vinë nga kuadrat e DPS-it.

Ai edhe me këtë rast ka deklaruar se Lidhja Demokratike ka qenë dhe mbetet kundër organizimit të referendumit, pasi që Malësisë nuk i është suprimuar Komuna me referendum dhe se asnjë komunë në Mal të Zi nuk është themeluar nëpërmjet referendumit. Edhe vet fakti se, si zgjedhjet e fundit, ashtu edhe të parafundit, janë fituar në premtime për Komunë të plotë, dëshmon vullnetin e popullit dhe se për referendum nuk ka nevojë. Por nëse do të vij deri tek organizimi i referendumit, Lidhja Demokratike do ta përkrahte atë ka thanë Camaj.

Ai më tutje shton se vetëm Komuna e plotë mund ta zhvillojë Malësinë, e jo ashtu siç pohon kryetari aktual, që më parë të sigurohen të gjitha kushtet e pastaj të themelojmë Komunën.

– Nëse presim që KU e Tuzit t’i fitojë të gjitha ato që i cek Gagaj ( palestrën sportive, ujësjellësin e ri, kopshtin e fëmijëve, qendrën tregtare, varrezat e qytetit etj.) e pastaj të organizojmë referendum për pavarësim, atëherë do të presim së paku edhe një 20 vite. Ne nuk guxojmë të humbim kohë, pasi që as plani financiar për vitin 2011 nuk premton realizimin e investimeve, për të cilin flet Gegaj. Plani financiar ende nuk u është ofrua këshilltarëve të Kuvendit të Komunës Urbane, por aq sa dimë, ai mezi e kalon 1 milion euro, çka nuk mund të mbulojë investimet e planifikuara. Edhe sikur i krejt aktivitetet investues i Podgoricës të shpërngulej në Malësi, zor se do të mund të realizoheshin, për afatin 2 vjeçar, sa ka mbetur deri te referendumi i premtuar, “investimet ” e zotit Gegaj. Por nga zotërinjtë që thonë se Malësisë askush nuk ia ka marrë të drejtën në Komunë të plotë, mund të priten edhe këto soj konstatimesh, të cilat, shpresojmë,se për ditë e më pak do të “pinë ujë”, te qytetarët e Malësisë.

Ndërkohë nga Iniciativa Qytetare, u tërheqin vëmendjen, sidomos votuesve të Malësisë, se pushteti aktual i Komunës Urbane të Tuzit, nuk funksionon dhe nuk i kryen punët sipas ligjit dhe Vendimit statutar.

– Në anën tjetër, është për tu çuditur se si të gjitha këto ua toleron administrata e Podgoricës, me çka dëshmohet se administrata e Tuzit, është vetëm një marionetë e pushtetit. Se po të mos ishte ashtu, KU dhe qytetarët e saj me kohë do të kishin pasur debatin publik mbi planin financiarë, dhe propozimin e planit financiar për vitin 2011, pasi që është obligim ligjor, që atë t’ia propozoi Kryetari Kuvendit deri në fund të vitit, që i paraprinë vitit për të cilin nxirët plani, e në anën tjetër nuk ka as vendim mbi financimin e përkohshëm të cilin po ashtu e sjellë Kuvendi, thuhet në kumtesën e IQ të cilën e nënshkruan Vasel Sinishtaj.
Siç thotë ai, Kreu i KU të Tuzit, duke punuar punët e huaja harron të respektojë ligjin, dhe këtë faj Podgorica, ia falë, pasi që duke vepruar në atë mënyrë dëm direkt u shkaktohet qytetarëve të Malësisë. Me qellim të caktuar që të pengohet programi zhvillimor, me çka tentojë të na largojnë nga Komuna e plotë.
– I përkujtojë qytetarët e Malësisë, se politika aktuale, që udhëheqë Komunën Urbane, nuk ka votuar planin financiar për vitin 2010, me shumë mbi 3 milion evra, por e ka votuar rebalancin me të cilin i njëjti plan reduktohet për 1 milion euro, dhe këtë e bëjnë vetëm për të ruajtur veten. Kështu do ta dobësojnë Malësinë ekonomikisht , kurse përmes regjistrimit të popullsisë, sipas direktivave të tjerv do të tentojnë, të rrisin numrin e përfaqësuesve, të kombeve tjera, në dëm të pakicës autoktone shqiptare – ka thanë Sinishtaj.

Si thotë ai janë të bindur dhe duan të besojnë se pjesa më e mirë e qytetarëve të Malësisë e ka vërejt se ky pushtet lokal , nuk i përfaqëson interesat e atyre, andaj edhe ftojnë një pjesë të këtij pushteti, që të provojnë të shkëputën nga ky përqafim i i cili nuk është prodhim i dashurisë , por i interesit, pasi që përqafimi i tillë, mund të na kushtojë shtrenjtë që të gjithëve, kurse e fton Kryetarin e Komunës, që nga Rozhaja apo Tivari të huazojnë buxhetin, pasi që ata nuk kanë plan financiarë.

– Duhet ta dinë zotëria se vetëm me buxhet, mund të realizohen projektet e jo me biseda të thata – përfundon Sinishtaj. /Përkthyer nga Vijesti, Albert Camaj/

KOMENTOJE