Lajmërim ish-punëtorëve të Kosovës, shtetas të Malit të Zi

Lajmërohen të gjithë ish-punëtorët e Kosovës, shtetas të Malit të Zi, të cilët atje kanë punuar deri në vitin 1999 edhe nuk e kanë rregulluar stazhin pensional që të lajmërohen menjëherë në cel. 067/782211, ose në emailin ibrahimberjashi@hotmail.com

Rasti është shtruar nga deputeti shqiptar Amir Hollaj, edhe ministri malazias i Punës, Dr. Suad Numanoviq ka kërkuar listën e këtyre personave për të sajuar iniciativë për marrëveshje bilaterale me Prishtinën.

Kjo është një përpjekje vullnetare dhe humane,edhe nuk garantojmë realizimin e këtyre të drejtave tona, por ta sensibilizojmë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm , meqë ekziston rreziku potencial që të mos njihen fare edhe të mbeten pa pension për vitet e stazhit në Kosovë,që dillen prej 2 deri në 35 vjet.

Për Këshillin nismëtar,
Ibrahim Berjashi

KOMENTOJE