Festimet e perkujtimit të 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe nisin sot në Qepurr-Traboin me zbulimin e pllakës përkujtimore për viktimat e para të Krynegritjes së 1911.
Stafi ynë si gjithmonë do të përpiqet të përcjell të gjitha aktivitetet gjatë këtyre ditëve me rëndësi të madhe, por duke qënë se janë të parapara një serë aktivitetesh dhe në mungesë të gazetari profesionist, ne do të jemi teper të ngarkuar me percjelljen, përgatitjen dhe publikimin e çdo aktiviteti me fotografi, video inçizime dhe shkrime.
Një pjesë e madhe e popullit tonë e cila jeton në mërgim, të vetmen mënyrë të percjelljes të aktiviteteve që zhvillohet në Malësi e ka pikërisht përmes portalit tonë, prandaj me qellim që kto aktivitete të përcjellën sa më mirë, ftojmë ndonjë gazetarë të vullnetit të mirë të na bashkangjitet dhe të na ndihmojë më përgatitjen e shkrimeve që do të përshkruajn aktivitetet në nderë të 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe.
Nuk është e domosdoshme të jeni gazetar profesionist, vlen të keni prirje në gazetari dhe vullnet të mirë. Portali ynë nuk ka mundësi të jua shperblej punën finansiarisht pasi edhe i gjithë stafi punon në mënyrën vullnetare.
Nësë jeni të interesuar të na ndihmoni, ju lutem shkruani në emailin: ivezajr@malesia.org ose në numrin e tel: 069.82.87.86
Ju falemnderit!