Forca ka ftuar shqipëtaret që në rregjistrim të deklarohen lirshëm
Forca e Re Demokratike, i ka ftuar qytetarët e Malit të Zi, ata të përkatëesis nacionale shqiptare që në rregjsitrën e popullsisë, pa ngurrim të deklarohen mbi përkatësin e vet nacionale.
Kjo parti politike ka apeluar që në rregjistrim shqipëtarët të tregohen dinjitoz e të vetëdijshëm, mbi përkatësin nacionale dhe gjuhësore.
“Në këtë mënyrë do ti siguroni lehtësime vehtes si pjestarë të pakicës shqiptare në MZ”, thuhet në kumtesën e Forcës dhënë medies malazeze.
Apeli, siç thuhet në dekleratë, në veçanti ka të bëjë për mjediset me popullatë të përzier siç janë: Tivari, Podgorica, Plava dhe Rozhaja.
“Ne nuk dyshojmë në guximin tuaj qytetarë që të deklarohi për atë se çka jeni pasi që ajo e drejt u është e garantuar në Kushtetutën e MZ dhe me Konventat Ndërkombëtare” ka deklaruar Forca.
Bëhet me ditë se duke deklaruar përkatësin nacionale dhe gjuhësore, definitivisht përcaktohet përfaqësimi autentik politik në nivelin lokal dhe shtetëror si dhe përdorimi zyrtarë i gjuhës shqip.
Forca i ka ftuar shqipëtarët që të mos harrojnë që të rregjistrojnë të afermit e vet në mërgim.
“Ai është një hap civilizuas dhe obligim moral, sepse edhe ata janë, pjesë e popudhit tonë” thuhet në kumtesë.
Forca apsotrofon se në të kaluarën rrol të rëndësishem kanë luajtur rregjistruasit”.
“Shpresojmë se ata punën e tyre do ta kryejnë me ndergjegjie, duke prezantuar të dhënat reale ”thuhet në kumtesë. /Albert Camaj/