Koncert i madh festiv në Tuz në nderë të 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë (FOTO+VIDEO)

Tuz, Malësi (6 prill) – Aktivitetet e shënimit të 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, të cilat nisen me 25 mars, përfunduan natën e 6 prillit me një koncert festiv madhështor në qendër të Tuzit, ose si ne kemi dëshirë ta quajmë, Sheshi Skënderbe në Tuz i cili ishte i mbushur përplot.
Vërtet ishte një atmosferë e mrekullueshme festive ashtu siç edhe e meriton një jubile kaq me rëndësi, 100 vjetori i Kryengritjes së Malësisë, luftës së stërgjyshërve tonë për liri, komb e flamur.
Në koncert morën pjesë: Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza, Gjovalin Prroni, Gjon Keasniqi, Nikollë Nikprelaj, Hanë Nikprelaj, Kolë Nikprelaj, Gjyste Vulaj, Malësori, Aferdita Dreshaj dhe Lindon Camaj.
Në skenë u paraqit edhe SHKA Liria nga Mileshi me programin e tyre të mrekullueshëm.
Udhëheqës artistik i koncertit festiv ishte Nikollë Nikprelaj.

Ky pra ishte edhe festimi përmbyllës i aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, të përgatitura nga Këshilli organizativ, kryetarë i të cilit ishte Fran Camaj.
Të gjitha aktivitetet e 100 vjetorit të Kryengritjes i përcollën Albert Camaj dhe Robert Ivezaj. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO 1VIDEO 2