Osama bin Laden, udhëheqës i rrjetit terrorist Al Kaida, u vra në një operacion të forcave amerikane në Pakistan. Lajmi u bë i ditur nga presidenti Barak Obama. Truri i sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara u vra brenda territorit të Pakistanit.
“Vdekja e bin Ladenit shënon një nga arritjet më të rëndësishme të vendit tonë në luftën kundër Al Kaidës. Por, vdekja e tij nuk shënon fundin e përpjekjeve tona. Nuk ka dyshime se Al Kaida do të vazhdojë të përpiqet të na sulmojë. Ne duhet dhe do të jemi vigjilentë si brenda dhe jashtë”, tha Obama.
Presidenti tha se forcat amerikane që morën pjesë në operacion nuk pësuan asnjë humbje.
Burimet zyrtare thanë se CIA i kishte rënë në gjurmë bin Ladenit dhe më pas në operacion janë përfshirë trupat nga Navy SEAL Team Six, njësi elitë e kundër-terrorizmit.
Kreu i CIA-s, Leon Paneta, ishte drejtuesi direkt i operacionit.
Obama falënderoi presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari, për bashkëpunimin.
“Ne duhet të rikonfirmojmë se Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe kurrë nuk do të jenë në luftë me Islamin. E kam bërë të qartë ashtu siç e tha dhe presidenti Bush pas 11 Shtatorit, se lufta jonë nuk është kundër Islamit. Bin Ladeni nuk ishte udhëheqës i myslimanëve, por një vrasës masiv i myslimanëve”.
“Al Kaida ka masakruar myslimanë në shumë vende, përfshirë këtu te ne. Ikja e tij do të mirëpritet nga të gjithë ata që besojnë te paqja dhe dinjiteti njerëzor”, tha Obama.
Mijëra njerëz u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë në Uashington dhe në vendin ku dikur ishin kullat binjake në Nju Jork, duke brohoritur dhe valëvitur flamuj amerikanë.
Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Uashington, duke përshkruar atmosferën, tha se në grumbullin e njerëzve kishte nga ata që festonin duke qeshur, por nuk mungonin as lotët.
“Ishte një atmosferë tërësisht festive. Njerëzit bërtisnin, gëzonin, valëvisnin flamuj amerikanë. Njerëzit kacavirreshin në pemët që gjenden jashtë Shtëpisë së Bardhë”, tha Riçard Solash.
Krenaria ishte e pashmangshme në mesin e amerikanëve.
“Nuk mund të jem më krenar se sot. Kanë qenë dhjetë vjet të gjatë pritjeje. Mendoj se çdokush këtu është po aq i emocionuar sa dhe unë. Thjesht, nuk mund ta besoj”, tha Aron Gregori, banor i Merilendit.

Para se të bënte publik lajmin, presidenti Obama informoi presidentët Bush dhe Klinton. Presidenti Bush, përmes një deklarate, tha se kjo ishte “fitore e madhe për Amerikën”.
“Lufta kundër terrorizmit sërish vazhdon, por sonte Amerika ka dërguar një porosi të pagabueshme: Pavarësisht se sa zgjat, drejtësia vjen në vend”, tha Bush.
Vetë Xhorxh Bush më 17 shtator, 2001, ka kërkuar vdekjen e bin Ladenit.
“Dua drejtësi. Në Perëndim ishte një poster i vjetër që thoshte: Kërkohet, i vdekur apo i gjallë”, ka thënë Bush.
Kryeministri britanik ka qenë i pari që ka reaguar pas vrasjes së bin Ladenit. Kamerun tha se vdekja e tij ka sjellë “lehtësim të madh” në të gjithë botën.
“Lajmi do të mirëpritet në të gjithë vendin. Natyrisht, kjo nuk shënon fundin e kërcënimit nga terrorizmi. Në fakt, duhet të jemi vigjilentë në ditët dhe javët në vazhdim. Megjithatë, ky është një hap shumë i madh përpara”, tha Kamerun.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se lufta kundër terrorizmit nuk përfundon me vrasjen e kreut të rrjetit Al Kaida, Osama bin Laden.
“Porosia jonë për talibanët mbetet e njëjtë, por sot mund të ketë më shumë jehonë. Nuk na mundni dot, por mund të zgjidhni të braktisni Al Kaidën dhe të merrni pjesë në procesin politik paqësor”, tha Klinton.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vdekja e bin Ladenit është sukses në luftën kundër terrorizmit.
“Bin Laden ishte simbol i terrorizmit ndërkombëtar që nuk respektonte jetën, vetëm vriste dhe shkatërronte. Ai pretendonte se vepron në emër të Islamit, por përqeshte besimin e tij dhe çdo fe tjetër”, tha Merkel.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se vdekja e bin Ladenit ishte “sukses i rëndësishëm”, por paralajmëroi se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë.
Arabia Saudite, vendlindja e bin Ladenit, tha se vdekja e tij ishte “një hap drejt eliminimit të terrorizmit”.
Bin Ladeni pagoi për veprimet e tij, tha presidenti afgan, Hamid Karzai, gjatë një fjalimi televiziv, pas vrasjes së kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden.
“U bëj thirrje talibanëve të nxjerrin mësime nga ajo çfarë ka ndodhur në Abotabad dhe të përmbahen nga luftimet, të përmbahen nga shkatërrimi i vendit të tyre, të mos vrasin vëllezërit e tyre, myslimanët dhe fëmijët e tokës sonë”, tha Karzai.
Zëdhënësi i Tehrik-e-Tahrir, apo Lëvizjes së Talibanëve në Pakistan, u kërcënua se grupi do të ndërmarrë sulme kundër udhëheqësve të Pakistanit, kundër armatës pakistaneze dhe Shteteve të Bashkuara.
Grupi islamist palestinez Hamas e dënoi vrasjen e bin Ladenit, të cilin e quajti “luftëtar i shenjtë arab”.
Ministria e Jashtme e Iranit tha se vdekja e bin Ladenit u ka hequr “çdo justifikim” Shteteve të Bashkuara që t’i stacionojnë forcat në Lindjen e Mesme.
Kryeministri izraelit i vlerësoi lart Shtetet e Bashkuara për operacionin që çoi në vrasjen e Osama bin Ladenit.
“Ky është triumf për drejtësinë, lirinë dhe vlerat që ndajnë vendet demokratike, që kanë luftuar bri njëra-tjetrës me vendosmëri kundër terrorizmit”, tha Benjamin Netanjahu.
Presidenti izraelit, Shimon Peres, tha se vrasja megjithatë nuk i jep fund terrorizmit.
“Bota do të bëhet më e mirë pa të. Kjo nuk nënkupton se ky është fundi i të gjitha terrorizmave dhe rreziqeve. Por, ai që ishte vrasësi më i madh, më në fund pagoi”, tha Peres.
Në emër të palestinezëve reagoi Hasan Hatib, zëdhënësi i Autoritetit palestinez.
“Të heqësh qafe bin Ladenin është mirë për kauzën e paqes në mbarë botën. Por, tash duhet të kapërcehen metodat e dhunshme, që janë krijuar dhe janë inkurajuar nga bin Ladeni dhe të tjerët në botë”, tha Hatib.
Rusia e përshëndeti vrasjen e kreut të rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden, duke e cilësuar “sukses të madh” dhe shtoi se dëshiron të forcojë bashkëpunimin me SHBA-të në luftën kundër terrorizmit.
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, përshëndeti asgjësimin e Osama bin Ladenit, duke e cilësuar si një nga fitoret më të mëdha në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. /REL/
Topi uron Obamën: Fitore e madhe
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi uroi sot kreun amerikan Barak Obama për kryerjen me sukses të operacionit nga trupat në Pakistan, të ekzekutimit të numrit një të Al Kaedës, Osama bin Laden.
“Ju uroj për këtë fitore të madhe dhe në të njëjtën kohë Ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë me devotshmëri angazhimet e saj në kuadër të NATO-s duke dhënë kontributin e vet në sfidat e ardhme për liri, demokraci, si dhe për të ndërtuar një botë akoma edhe më të mirë për të gjitha kombet e të ardhmen e tyre”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentit Topi.
Një grup i vogël agjentësh amerikanë gjeti dhe ekzekutoi kryeterroristin Osama bin Laden, i cili kërkohej prej 10 vjetësh.
Berisha: Fitore e madhe e paqes
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi se ekzekutimi i kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden është fitore e madhe jo vetëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por është një fitore e madhe e paqes dhe e të gjithë atyre që e konsiderojnë terrorizmin armikun kryesor të lirisë së tyre.
Shefi i qeverisë theksoi se vrasja e Bin Laden është lajm ngushëllues për viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste nëpër të gjithë botën.
“Me agresivitetin dhe primitivizmin e tij Bin Laden mori mijëra e mijëra jetë njerëzish në SHBA dhe nëpër vende të tjera të botës”, tha Berisha.
Jahjaga: Bin Ladeni mori dënimin e merituar
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka lëshuar një deklaratë për media lidhur me lajmin për vrasjen e Osam bin Ladenit, ku thuhet se “prej sot bota është më paqësore, prej sot njerëzit janë më të sigurt të shkojnë në punë, në shkollë, të udhëtojnë me metro, me tren, me aeroplan, më të sigurt për jetën e tyre”.
“Kryeterroristi Osama bin Laden mori dënimin e merituar pas gjithë vrasjeve, vuajtjeve, dhimbjeve dhe dëmeve që i shkaktoi botës. Drejtësia u vu në vend. E mira fitoi kundër të keqes. Njerëzit do të jetojnë në paqe, në përparim, të patrembur dhe të parrezikuar. Lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar është në funksion të paqes, të prosperitetit, të sigurisë për të gjithë, në mbrojtje të jetës dhe të dinjitetit të njeriut”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë potencohet se Republika e Kosovës, populli i saj e mirëpritën lajmin për eliminimin e kryeterroristit të botës, duke qenë të ndërgjegjshëm dhe të falenderueshëm për intervenimin e NATO-s në Kosovë, disa vjet më parë, kur u ndal lufta dhe spastrimi etnik, u vendos paqja dhe stabiliteti në rajon.
“Kosova në luftën kundër terrorizmit është përkrah SHBA-së dhe BE-së, për një botë më të mirë, në të cilën njerëzit e të gjitha besimeve, të gjitha racave, të gjitha kombeve bashkërisht do të ndërtojnë të ardhmen prosperuese”, thuhet në fund të deklaratës së presidentes Jahjaga. /Telegrafi/
Qeveria e Kosovës uron SHBA-të për vrasjen e Bin Ladenit
Qeveria e Kosovës ka përgëzuar forcat amerikane për operacionin e suksesshëm dhe konsideron se vrasja e liderit terrorist të Al Qaidas, Osama Bin Laden shënon një moment kthese në luftën kundër terrorizmit, jo vetëm për popullin amerikan, mirëpo për të gjithë popujt e botës të cilët e duan lirinë dhe paqen.
“Në këtë moment kthese, populli i Kosovës ndan me popullin amerikan ndjenjën e shpresës dhe solidaritetit për një jetë me të sigurt dhe më paqësore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Sipas Qeverisë së Kosovës, kjo ngjarje është një moment i përkujtimit për të gjitha jetërat e humbura në luftë kundër terrorizmit, dhe një moment i shpresës se e mira do të ngadhënjejë mbi të keqën. /Telegrafi/