Përfshirja e Kosovës, pjesëve të Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë në kuadër të territorit të Shqipërisë në tekstet shkollore, ka trembur shtetet fqinje sllave.
Grekët dhe malazezët janë alarmuar me përmbajtjen e historisë në librat gjeografik të shkollave të mesme në Shqipëri. Mediat greke dhe ato malazeze kanë alarmuar se në tekstet shkollore të gjeografisë janë paraqitur të dhëna që shpjegojnë okupimin e territoreve shqiptare në luftërat e kaluara ballkanike.
Sipas medieve greke e malazeze, në tekstet shkollore shqipe, territori i Shqipërisë thuhet se ka qenë më i gjerë sesa shteti aktual i Shqipërisë.
Mediat malazeze kërkojnë reagimin e qeverisë së tyre.
Po ashtu malazezët përmendin edhe analizën e vitit të kaluar të Institutit kanadez për kërkime “Global Research” për paralajmërimin për “Shqipërinë e Madhe”, që përfshin Shqipërinë, Kosovën, jugun e Serbisë, Sanxhakun, Plavën Gusinë, Malësinë, Ulqini, pjesë të Greqisë dhe Malit të Zi. /Koha.Net/