Diaspora shqiptaro – amerikane apelon pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë që të mos u ekstradojë autoriteteve të Malit të Zi z. GJON LUCAJ

Shkëlqësia Juaj z. Edmond Haxhinasto
Zv / Kryeministër
Ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme
Republika e Shqipërisë
Bulevardi Gjergj Fishta, Nr. 6
Tirana, Albania

Diaspora shqiptaro – amerikane apelon pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë që të mos u ekstradojë autoriteteve të Malit të Zi z. GJON LUCAJ

I nderuar Ministër Haxhinasto,

Ne, të nënshkruarit, i bëjmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë, që të mos ekstradojë në Mal të Zi z. Gjon Lucaj. Ne apelojmë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të z. Lucaj, në pritje të mëtejshme për një qëndrim të përhershëm. Ne jemi duke i bërë kërkesë Zyrës Tuaj që të merrni në konsideratë faktet që lidhen me sistemin malazez të drejtësisë që është jo-etik dhe me të meta juridike. Trajtimi i të burgosurve politik shqiptar është dokumentuar si tërësisht ç’njerëzorë, i padrejtë, të akuzuar etnikisht dhe i rrënuar nga korrupsioni. Lusim që ministrai Juaj në përputhje me diskursin e duhur ligjor, që ka të bëjë me rregullimin e statusit ndërkombëtar dhe lokal për ekstradimin e të burgosurve politik, të parandalojë kthimin e z. Gjon Lucaj në një vend të njohur për praktika abuzive të policisë.

Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë rregjistruar keqtrajtimin e të burgosurve politik shqiptar në burgjet malazeze. Njësia speciale sekrete policore malazeze, ka sulmuar brutalisht të burgosurit politik shqiptar, në mënyrë të dhunshme së bashku me familjarët e tyre. Policia malazeze vazhdon të shkelin sistematikisht ligjet e brendshme dhe ndërkombëtare duke rrahur dhe torturuar të burgosurit politik pa asnjë hapësirë ligjore për veprimet e tyre.

Një raport i Amnesty International të botuar në tetor të vitit 2006 deklaroi se:

“Pasi që të paraburgosurit politik kanë qenë të keqtrajtuar nga autoritetet malazeze dhe janë detyruar të nënshkruajnë dokumente të sajuara dhe deklarata kundër vullnetit të tyre… Akuzat përfshijnë raportet e rrahjeve të përsëritura, duke përfshirë me synimin për të detyruar një rrëfim duke përdorur duart, këmbët, shkopinj dhe në një rast, një kabllo kompjuteri… Thuhet që rrahjet janë bërë nga grupe të oficerëve të policisë në stacionin e policisë, nga ana e policisë anti-terroriste si dhe nga ana e policisë përcjellëse e të paraburgosurve në gjykata.
Një individ raportoi se një kapuç ishte vendosur mbi kokën e tij, një tjetër se ai kishte një armë të mbajtur në kokën e tij, të gjithë u ishin nënshtruar kërcënimeve raciste në baza etnike të tyre (shqiptare).”

Në të njëjtën mënyrë Departamenti i Shtetit Amerikan, në një raport të kohëve të fundit, citon Komitetin e Helsinkit në Mal të Zi se: “policia kishte përdorur forcë jo proporcionale kundër disa të arrestuarëve dhe familjarëve të tyre gjatë arrestimeve dhe marrjes së tyre në pyetje”. Më vonë Concurringly, Freedom House, ka raportuar abuzime të ngjajshme dhe ka deklaruar që: “stafi i burgut pas bastisjes së policisë, ka parashtruar pyetje me brutalitet dhe duke pësuar një ndryshim në administrimin e burgjeve… Akuza për ndërhyrje politike si dhe ankesa për zgjatjen e tepër të proceseve gjyqësore, kanë vazhduar të shqetësojnë sistemin gjyqësor dhe prokurorinë”.

Prandaj, Ne besojmë fuqimisht se në qoftë se z. Gjon Lucaj do të ekstradohet në Mal të Zi, do bjerë viktimë e një sistemi juridik të korruptuar dhe do i mohohet një gjykim i drejtë dhe i lirë publik, ku njëkohësisht do të përballet me abuzime fizike dhe mendore.

Ne, të dëshpëruar i bëjmë apel Qeverisë Shqiptare që të mos ekstradojë z. Gjon Lucaj në Mal të Zi, sepse atë e pret një trajtim mizor dhe ç’njerëzor.

Ne, ju nxisim Juve, që të pranoni se këto akuza të kurdisura ekzistojnë, dhe kërkojmë nga Ju që z. Gjon Lucaj ti lejoni qëndrimin në Shqipëri.

Me respekt,

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Malesia e Madhe,” Gjergj Ivezaj
Levizja “Atdheu Na Bashkon”, Dr. Palok Camaj
Fondi Humanitar “Malesia”, Mark Berishaj
Shoqata “Dede Gjo Luli”, Sander Sinishtaj

Cc:

Prof. Dr. Bamir Topi
Presidenti e Shqiperis
Blv. Deshmoret e Kombit,
Tirana, Albania

Prof. Dr. Sali Berisha
Kryeministri e Shqiperis
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Nr.1,1000
Tirana, Albania

Bujar Nishani
Ministër i Brendshëm
Tel: ++35542228167
E-mail: minister@moi.gov.al

Ministri i Drejtësisë
Tel: +355 674043977
E-mail: ministri@justice.gov.al

H.E. Mr. Gilbert Galanxhi
Ambasada e Shqiperis ne Washington D.C.
2100 S Street NW
Washington DC 20008

Mr. Alexander A. Arvizu
Ambada e ShBA ne Tirane
Rruga e Elbasanit No. 103
Tirana, Albania

KOMENTOJE