U mbajt “Karvani i miqësisë” në Cem të Trieshit – Tamarë (FOTO)

Më 14 maj 2011 në Cem të Trieshit për të tretën here me radhë u mbajtë Manifestimi Karvani i miqësisë i cili ka për qellim promovimin e ides për hapjen e kalimit kufitarë në Tamare si dhe hapjen e rrugës Guci – Vermoshë – Tamare – Dinoshë – Tuz.
Iniciator janë anëtaret e sektorit civil të Gucisë si dhe administrata e KU e Tuzit
Dje ishin prezent dhe komisionet e te dy shteteve per të harmonizuar qendrimet rreth koridorit ku do të bie rruga dhe ku do të jetë vëndkalimi kufitarë.
Të pranishmëve të shumtë ju Drejtuan Kryetari i KU të Tuzit Nikollë Gegaj , përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Malit të Zi, për çështje kufitare, Milan Paunovic, përfaqësuesi i palës shqiptare drejtori i Kufirit dhe Emigracionit – Shkoder, Irmi Remazga.
Këtij manfiestimi i janë bashkangjitur edhe çiklistat nga Malësia, Nrekë Lulgjuraj dhe Fation Dedvukaj, me qellim të promovimit të hapjes të pikes kufitare dhe rrugës kanë marshuar me çikleta nga Tuzi permes Këlmëndit drejt -Gucisë.
Në këtë manifestim jehoj edhe kënga me çifteli e percjellur permes fyellit nga mjeshtri Shtjefën Ujkaj.

Fjala e Nikollë Gegaj :

Të nderuar mysafir Zonja dhe Zotëri.
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emer të qytetarëve të Komunës urbane të Tuzit të ju përshëndes dhe të ju uroj një ditë të këndshme në këtë vend pitoresk dhe të bukur që vetë natyra na e ka dhuruar.
Jemi këtu të tubuar në formë formale sin ë një piknik të bukur, për të tretën here me radhë, për të promovuar idenë për hapjen e pikes kufitare në Tamare dhe ndertimit të rrugës Guci – Vermosh – Dinoshë. Nuk dua të flas për rendesinë që kanë ndertimet e rrugëve dhe urave për afrimin e qytetarëve, popujve dhe shteteve, nuk dua të flas as për rëndësinë ekonomike, sepse ato i dim të gjithë, por dua të ceki vendosshmerinë dhe orintimin e Komunës urbane të Tuzit e cila ëhtë në pajtim, me planet strategjike të shtetit të Malit të Zi, që të ndertojnë sa më humë rruga dhe ura lidhse me fqinjet në rrugën e tyre të përbashkët të Euro integrimeve. Gjithashtu dua të theksoj s lumenjet si lumi Cem i cili shtrihet në dy shtete, nuk duhet të jenë lumenj që ndajnë, por duhet të jenë si lumenj afrimi dhe paqeje, dhe shfrytezoi rastin nga ky vend të ftoj edhe homologët tanë në Shqipëri që ne të ardhmën të hartojmë projekte të përbashkëta në kuader të IPA fondeve.

“Edhe rruga prej një mijë milash fillon me hapin e pare” – është thënje kjo që vertetohet edhe në këtë rast.
Dhe pikërisht nga ky vend, po në këtë kohë dhe duke falenderuar iniciatives së një grupi qytetarëh dhe entuziasteh nga Gucija, Vermoshi dhe Tuzi dhe duke u perkrahur nga organet dhe institucionet shtetërore te të dy shteteve u bë hapi i pare i kësaj rrugë. Hap i cili për çdo vit rritet dhe shpejtohet dhe që sivjet ka fituar fizionomine e vrapit. Andaj dua që në emer tim personal të falenderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontribute që kjo ide të jetëohet sa më pare e ne radhë të pare: OJQ “Euro për Gucinë” , OJQ “Adhuruesit e lumit Cem”, OJQ “Torjan”, Fondacionit për Guci, Shoqatës “Trofta”, Bashkësisë lokale të Gucisë, autoriteteve të pushtetit vendor të kelëmendit, Administratës së KU të Tuzit si dhe institucioneve shtetërore te të dy shteteve.
Në fund edhe një here ju përhënde dhe ju ftoj që të kënaqënë në natyrën e bukur dhe me koktejin e pregatitur bashkarisht për këtë rast.
Gëzuar.

Fjala e Milan Paunovic:

Të respektuar Zonja dhe zotëri, miqë të nderuar.
Kamë kënaqësinë që në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, të ju përshëndes dhe të jap përkrahjen për të tretën herë në këtë vend, për realizimin e idesë së hapjes së rrugës Plavë-Guci, Vermosh –Grabom –Tamare – Cem –Dinoshë – Podgoricë.
Të nderuar miq gjendemi në tokën e Ujkajve, në livadhet e bajraktarëve.
Gjendemi në pikën ku do të jetë pika e ardhshme e përbashkët e kalimit kufitarë. Sot kemi planifikuar jo pa qellim që të takohemi me të nderuarit kolegë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë.
Kur e kemi vizituar këtë tarakë, shoku im i kahershëm, Muço Krenar thotë neve na ka takuar të hapim të tretin kalim.
Ashtu është e kemi hapur në vitin 2002 kalimin Sukobinë-Muriqanë, Kemi hapur Kalimin Grçë-Vermoshë e tani shumë shpejt do të hapim edhe këtë kalim këtu në Cem.
Të nderuar miq më lejoni të ju informojë mbi aktivitetet që kemi ndermarrë që nga takimi i kaluar e deri me sot, pra dua të ju informojë se Qeveria e Malit të Zi, në seancën e 24 në janar të këtij viti ka prurë vendimin në lidhje me shqyrtimin dhe realizimin e kësaj ide të lidhjes së kësaj rrugë dhe e ka obliguar Ministrinë e Punëve të Mrenshme , që në bisedë me delegacionin e Shqipërisë të pregadis marrëveshjen e hapjes kufitare Cemi Trieshit – Grabom.
Pala e Malit Zi e ka përgatitur atë marrëveshje dhe ja ka dërgua në shqyrtim palës shqiptare dhe presim që të bëjmë nënshkrimin në nivel diplomatikë.
Me këtë realizohen kushtet e Ministrisë së Transportit, se jam në dijeni se janë duke punuar në përgatitjen e projektit dhe dokumenteve, që të gjejnë mjetet për finansim, për këtë ide dhe projekt.
Gjithashtu dua të ju informojë çfarë kemi ndërmarrë në takimin e kaluar.
Gjatë këtij viti do të rekonstrohet rruga nga Gucia deri në Grçarë, me gjatësi prej 5,5 km.
Gjithashtu dua të informojë Plavjanët, pra plavjanet e mij sepse unë jam nga Plava i lindur në Velicë , dhe e edi se ini të interesuar dhe kemi biseduar, mendoj se ka qenë me 2 gusht në Plavë, rreth rekoinstrumit të rrugës Morinë – Çakor – Pejë, dhe hapjes së atij drejtimi i cli është i mbyllur në vitin 1999.
Cka kemi ndërmarrë në lidhje me planin e rekoinstruimit dhe hapjen e asaj pikë kufitare. Pra dua të ju informoj, me vërtetimin e informacionit të verifikuar nga Direkcioni i Transprtit, se deri në fund të këtij viti do të jetë rekonstruimi i rrugës, dhe siç po e shihni ju vetë puna është e përfunduar nga Kukavica deri te linja kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës.
Me këtë realizojmë mundësinë për hapjen e pikës kufitare të përbashkët në këtë akse rrugor. Poashtu dua të ju informojë se në seancën e Qeverisë para 2 ditëve, është konsideruar informacioni për nevoitjen e ndryshimit dhe shtesave reciproke të dy shteteve, e që do u mundësohet edhe qytetarëve të MZ dhe të fqinjëve tanë të Shqipërisë, që ndërmjet nesh të rrugohet vetëm me letërnjoftim dhe do kemi mbështetjen time që kjo gjë të realizohet sa më parë.

Fjala e Irmi Remazga:

Të nderuar zonja dhe zotëri, të nderuar miqë.
Është kënaqësi që në një ditë të bukur si kjo, në një rast ceremonial që jeni mbledhur, që e keni filluar siç ndëgjova para 3 vitesh dhe besoj se do vazhdojë me vite të tëra, kuptohet aktualisht në këto kushte pak jo të favorshme përveç klimës dhe ujit që është i mrekullueshem, kështu që ne kemi ardhur të jau shtojmë këtë bukurinë dhe lumturinë tuaj.
Me homolgët tone kemi kohë që kemi marrëllënje shumë shumë të mira në drejtim të bashkpunimit dhe të komunikimit me njëri tjetrin, per të forcuar më tejë zbatimin e rregullave të kufirit.
Ne dimë fare mirë se si shteti i MZ, po ashtu edhe Shqipëria, aspirojnë që të futën sa më shpejtë në familjen e madhe Europjane. Kup
timi jonë dhe i të dyja palëve është pozitivisht dhe ka ndikuar që edhe marrëdhënjet tona dhe bashkpunimi ynë të jetë në hapësirë më të madhe.
Në këtë kuader kemi ardhur edhe ne me kryesin që kryesohet nga zëvëndës Drejtori i pergjithshëm i Kufirit dhe Telekomunikacionit dhe zoti Milan, për të bashkbiseduar dhe për ti rregulluar, për ti shtyrë që kjo pike kalimit këtu të vëndoset dhe të fillojë të funksionojë sa më shpejtë.
Ne i kemi hellur hapat e para kështu që na ngelet të insistojmë më forte, prane instancave tona shtetërore më të larta , që procedura të kryhet sa më shpejtë.
Kjo pik kalimit ose kjo rrugë bashkpunimit midis dy popujve do të jetë një rrugë fillim dhe komunikimimë të afert në të gjitha aspektet dhe një rrugë bashkpunimi që do ti zgjillin dhe do përballojë më mirë problemet të të dy popujve të dy shteteve. Kështë që si përfundim i falenderojmë homologët tonë të Malit Zi, për mënyrën dhe gatishmërinë që tregojnë jo në këtë rast por në të gjitha rastet që kemi pasur bashkpunim për ti zgjidhur gjërat në kohë dhe drejtë.
/Albert Camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE