Promovimi i dy veprave të fundit të Prof. dr. Palokë Berisha (AUDIO + FOTO)

Tuz, Malësi – 14 Maj 2011 – Të shtunën e kaluar në QKI “Malësia” në Tuz, u bë promovimi i dy librave të fundit të Prof. dr Palokë Berisha.
Palokë Berisha prej vitit 1986 deri në vitin 2011 ka botuar 12 vepra nga shkencat humanitare. Veprat e fundit të Berishës, të cilat u promovuan të shtunën janë: “Marrëdhëniet Ndërmjet Nxënësit dhe Mësimdhënësit në Procesin Mësimorë” dhe “Punime nga Shkencat Humanitare”.
Organizatorë i këtij promovimi është “Bashkimi i Krijuesve Shqiptar në Mal të Zi – BKSHMZ” dhe Qendra Kulturore Informative “Malësia” në Tuz.
Në emër të QKI “Malësia” fjalën përshëndetëse e pati Palokë Lucgjonaj kurse në emër të BKSHMZ kryetari, prof. primarius Gani Karamanga.
Më pas, për veprat e Berishës folën Prof. dr. Nail Draga dhe Mr. Anton Gojçaj.
Si edhe zakonisht në fund të pranishmëve ju drejtua edhe autori i veprave Palokë Berisha.
Mbas përfundimit të promovimit të pranishmëve ishte përgatitë një koktej. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITË AUDIO KOMENTOJE