Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në qeverinë e Malit të Zi, Ferhat Dinosha, ka thënë se Qeveria është e gatshme që të mbajë paradën e pjesëtarëve të komunitetit homoseksual në Podgoricë, e cila është paraparë të mbahet më 31 maj.
“Qeveria ka qenë e gatshme që të ofrojë tërë logjistikën për paradën”, ka thënë Dinosha. Ai ka thënë se qeveria do të vazhdojë të krijojë ambient të tolerancës për homoseksualët, apo si njihet ndryshe, për popullatën LGBT.
Organizatorët e “paradës së krenarisë”, kanë thënë se manifestimi u shty për shkak të përkrahjes së pamjaftueshme të Qeverisë së Malit të Zi. /RTMZ/