Taekwondisti nga Malësia, Nuo Rukaj përfaqësoj Shqipërinë në Kampionatin Botërorë

Nuo Rukaj, anëtarë i klubit “Besa” nga Malësia mori pjesë në kampionatin Botërorë në Taekwondo i cili u mbajt në Gyeongju të Kores së Jugut nga 1 deri me 6 maj.
Rukaj në kampionatin më të fortë në botë përfaqësoj ngjyrat kuq e zi, pra Shqipërinë, në kategorinë -87kg.
Konkurrenca në kategorinë e Rukaj ishte shumë e fortë, me 57 garues.

Kundërshtari i parë i Ruakjt ishte Konstantinos Goltsios nga Greqia nga i cili humbi me një rezultat të ngushtë, dhe kështu Rukaj nuk pati mundësi të vazhdoj garën më tej, ku edhe fati pati rrolin e vet.
Goltsios është një garues me eksperience të madhe ku në mesin e shumë rezultateve, ai ishte kampion i Evropës për moshat e reja në vitin 2003 dhe kampion i Evropës për të rritur në vitin 2008.

Kjo është hera e dytë që Rukaj përfaqëson kombëtaren Shqiptare në kampionatet më të forta botërore, mbas asaj të 2010 në Kampionatin Evropian, dhe vërtet është një shembull për sportistët nga Malësia.

Rukaj falënderon Alba Petrol nga Tuzi, Iniciativën Qytetare dhe klubin e Taekwondosë “Besa” poashtu nga Tuzi. /Malesia.Org/

KOMENTOJE