Nis mbledhja e KQZ-se, tension jashte nderteses – Zgjedhjet në Shqipëri

Tension jashte salles se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deputetet socialiste po perpiqen qe te hyjne me force brenda KQZ-se, por jane penguar nga forcat e policise, te cilat jane perforcuar edhe nga trupa te RENEA-s.
Nderkohe ka nisur mbledhja e KQZ-se qe eshte teper e rendesishme, pasi mund te shpallet rezultati i zgjedhjeve per kreun e bashkise se Tiranes.
Perfaqesuesi i PD-se ne KQZ-, Njazi Kosovrasti deklaroi se cdo vote do te numerohet dhe vullneti i qytetareve do te lexohet: Fleta e votimit nuk eshte e pavlefshme, kur eshte hedhur ne kutine e gabuar.
Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Genc Gjoncaj kerkoi pranine e deputeteve socialiste ne mbledhje.
Kreu Ristani: Mbledhja eshte publike, ne prani te kamerave. Nuk mund te pranojme deputetet, funksionojme si KZAZ e Tiranes.
Nenkryetarja Deshira Subashi: Kerkojme mbrojtjen e shtetit, ndihemi te kercenuar. /TCH/

KOMENTOJE