Tirana ende pa fitues zyrtar – Festojnë fitoren të dy Aleancat

Në Tiranë janë numëruar të gjitha fletëvotimet nga 485 kuti të zgjedhjeve lokale të 8 majit, ndërsa gara gjatë tërë kohës ishte e ngushtë mes dy kandidatëve, Lulzim Basha nga Partia Demokratike dhe Edi Rama nga Partia Socialiste.

Megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk e ka publikuar rezultatin përfundimtar se kush është fitues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, ndërkaq ka paralajmëruar se të dielën në orën 10 do të mbajë mbledhje.

Udhëheqësi i socialistëve, Edi Rama, është paraqitur para mediave duke e quajtur veten fitues, pasi, siç ka thënë ai, ka marrë 10 vota më shumë se sa kundër-kandidati Basha.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në anën tjetër u ka bërë thirrje të gjithë atyre që po festojnë rrugëve të Tiranës për qetësi dhe të presin rezultatin e KQZ-së. /REL/

Basha: Pranoj rezultatin e KQZ, uroj Ramën nëse fiton, pres të njëjtën gjë

Kandidati i Aleancës për Qytetarin Lulzim Basha në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në mbrëmje nga selia e PD, falenderoi të gjithë njerëzit e tij të afërt dhe të gjithë ata që e mbështetën në garën për Tiranën. Basha deklaroi hapur se do pranojë cdo lloj rezultati që del nga KQZ-ja dhe ftoi rivalin e tij Rama të bëjë të njëjtën gjë.

“Faleminderit Tirana. Dua të falenderoj gruan time Aurelën vajzën Dafinën dhe të gjithë mbështetësit. Dua të falenderoj stafin e fushatës. Të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtimin e punën e palodhshme. Dua të falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të gjithë Partinë Demokratike. Dua të falenderoj partnerët e koalicionit, nuk mund të gjenimi miq më të mirë se ta. Dua të falenderoj të gjithë komisioneret, numëruesit dhe vëzhguesit e vendeve mike që e bënë këtë proces transparent e të lirë, me të cilin mund të krenohet sot e gjithë Shqipëria. Dua të falenderoj në vecanëti Iniciativën për Tiranën që më ftoi ta ndanim bashkë ide për ta bërë qytetin tonë më të mirë“, tha Basha.

Rezultatin e tij në këto zgjedhje, Basha ia kushtoi krejtësisht qytetarëve që i dhanë mbështetjen, ndërsa pranoi se do të uronte Ramën nese do të fitonte këto zgjedhje dhe priste të njëjtin regim nga kryesocialisti, pasi sic tha Basha, rezultati është shumë i ngushtë.

“Ju qytetarë më dhatë mbështetjen tuaj të pacmueshme, votën tuaj, ju më dhatë zemrat tuaja. Falë jush kjo ka qenë një fushatë e lumtur. Shumë prej jush u angazhut për herë të parë politikisht, sot ju ftoj të mbeteni të angazhuar. Cdo qeverisje duhet të japë llogari para jush. Kjo fushatë ka ofruar një model të ri, për qytetin tonë dhe për Shqipërinë. Njerëzit kanë besim tek kjo mënyrë e re e të bërit politikë, të parët jeni ju. Këto janë zgjedhje të ndershme e të lira. Cili do të jetë verdikti final i votuesve unë do ta pranoj atë. Shpresoj që edhe zoti Rama të bëjë të njëjtën gjë. Pavarësisht nëse marrim për bazë burimet tona apo të palës tjetër të dy kandidatët ndahen me pak vota. Unë e kam thënë në fillim të procesit se cdo votë duhet të numërohet deri në fund. KQZ po përllogarit rezultatet dhe ne nuk e dimë kush është fituesi. Nëse në fund të këtij procesi Rama është fitues unë do ta uroj atë, nëse fitues jam unë shpresoj që edhe ai të më urojë“, theksoi Basha më tej.

Në përfundim të këtij procesi, kur fituesi të jetë i sigurtë Basha kërkoi mbështetjen e të gjithëve për të vazhduar punën për Tiranën.
“Kur fituesi i kësaj gare të jetë i sigurtë ne kemi nevojë të ecim përpara, të ecim përtej luftës politike. Qytetarët duan që kryebashkiaku të luftojë për betejat e tyre të përditshme. Kur të kemi rezultatin final dhe këto zgjedhje të kenë mbaruar të gjithë të bashkohemi, ku e para të jetë Tirana“, nënvizoi Basha. /BW/

Rama: Fitova në Tiranë edhe pse vetem me 10 vota

Kreu Socialist dhe njëkohësisht kandidati i PS në zgjedhjet e 8 majit Edi Rama ka pranuar fitoren e tij në krye të bashkisë së Tiranës me rezultat të ngushtë prej 10 votash kundrejt kandidatit rival Lulzim Basha.

Në një konferencë për mediat pas shpalljes së rezultatit të certifikuar nga KZAZ numër 49 dhe që pritet të marrë konfirmimin zyrtar nesër nga KQZ, Rama deklaroi se ndjen peshën e borxhit kundrejt cdo shqiptari.

“Kjo nuk është fitorja ime e parë, por më shumë se asnjëherë si sot se ndjej peshën e borxhit ndaj cdo shqipëtari. Nuk gjej dot fjalë pë ata që luftuan bashkë me mua dhe fituan dhe për mua. U them të gjithëve ju dua më gjithë përulësinë e zemrës. Për mua ishin vetëm 10 vota, por për të gjithë ata që luftuan me mua ishte nota 10”.

Kreu aktual i bashkisë së kryeqytetit deklaroi se koalicioni i majtë u provua më i fortë se fuqia që i’u vu përballë.
“Pra, ëndrra vazhdon. Fuqia e ëndrrës që na frymëzoi u provua, si e gjithë fuqia që na u vu përballë. Fuqia e njerëzve të zakonshëm u provua më e madhe se e gjithë pushteti më i frikshmëm, fuqi e “Aleancës tonë për të Ardhmen” u provua se çdo forcë e së shkuarës”,- nënvizoi Rama.

Ndërkohë Rama ia ka dedikuar fitoren familjes së tij, familjarëve të 21 janarit, mbështetësve si dhe ambasadorëve të huaj të cilët asistuan në procesin e numërimit të votave.
“Nuk kam fjalë. Më lejoni ti kushtoj fitoren familjes time të mrekullueshme. nënës, gruas, dy fimijëve të mi dhe cdo familjeje të zakonshme të vendit që vuan. Më lejoni të përqafoj nga larg jetimët e 21 janarit. Faleminderit me zemër komunitetit ndërkombëtar, ambasadorit të SHBA, ambasadorit të BE, ambasadorëve të mbretërisë së Holandës si dhe të misionit të OSBE ODHR që i qëndruan pranë shqipëtarëve në një udhëkryq, duke e ndihmuar në mbrotjen e votës së shqiptarëve. Nesër është dita për të vijuar falenderimet dhe reflektimet në fitoren më të madhe në oborrin e PS. /BW/

Berisha: Duhet të presim rezultatin zyrtar nga KQZ

Kryeministri i vendit Sali Berisha nepermjet një deklaratë për mediat pak minuta pas daljes së rezultatit të pa certifikuar të KZAZ 49 dhe në momentin kur në kryeqytet është krijuar një situatë e pa zakontë nga mbështetës të partive të të dyja palëve, ai i ka bërë thirrje simpatizantëve të kontrollojnë emocionet dhe të presin rezultatin zyrtar nga KQZ.

“Si kryeminitër i bëj thirrje vëllazërore, të gjithë mbështetësve të PD dhe të gjitha forcave të tjera politie të presin me interes por dhe qytetari të vërtetë finalizimin e procesit pasi në cdo vend të botës një procesn ndarë me vota që shkojnë të gjithë gishtërinjve të duarve së bashkuka një ligjimitet për tu shqyrtuar nga qeliza në qeliozë, ndër më serioz të cilit ne nuk mund të hesim as hijen më të vogël të dyshimit”,- deklaroi Berisha.

Kryeministri i vendit ka ftuar kandidatët e të dy partive politike që të respektojnë rezultatin e procesit të numërimit të votave. Ndërkohë ka theksuar faktin se vetëm KQZ mund të nxjerrë rezultatin përfundimtar
të zgjehdjeve të 8 majit.

“Në përputhje me ligjin dhe Kodion Zgjedhor KQZ është e detyruar të përllogarisë dhe të shpallë atë rezultat që konftrontohet një për një të dhënat të KZAZ 49 me tabelën e KQZ. Përshëndëes komisonerët për punën e dhënë dhe nëse fiton mbështetësi ynë të kontrollojnë emocionet në të gjitha krahët. Të presim shqyrtimin dhe fjalën finale të KQZ”,- theksoi Berisha.

Ambasada e SHBA: Të pritet vendimi i KQZ-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka dhënë të shtunën këtë mesazh për zgjedhjet në Tiranë: “Teksa të dyja palët pretendojnë fitoren, është posaçërisht e rëndësishme të pritet që rezultatet të çertifikohen në përputhje me Kodin Zgjedhor”.

Duke shprehur urime për mbylljen e procesit të numërimit, ambasada amerikane vlerëson se “ka qenë një fitore për demokracinë shqiptare dhe popullin shqiptar”.

Ambasada theksoi gjithashtu se, “pozicioni ynë është bashkërenduar në konsultim të ngushtë me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë” /ORA/

Festime në selinë e PD-së dhe PS-së, ende nuk dihet fituesi

Pas përfundimit të kutisë së fundit, të dyja selitë si ajo Demokratike ashtu edhe ajo Socialiste kanë brohoritur për fitore në të njëjtën kohë. Leximi i votës së fundit të skanuar në ekran, ka bërë që simpatizantë të të dyja partive më të mëdha në vend të nisin festimet për fitoren. Simpatizantë të PD-së kanë nisur festimet me fishekzjarre dhe duke uruar fitoren e kandidatit të PD-së Lulëzim Basha për kryetar Bashkie.

E ndërsa e njëjta situatë ka qenë edhe nga krahu tjetër, ai i Partisë Socialiste. Simpatizantë të kësaj force politike janë mbledhur të gjithë përpara selisë rozë duke nisur festimet, pasi sipas tyre, Edi Rama ka dalë fitues ndaj kandidatit Basha me 10 vota plusë. Mes brohoritjeve, muzikës dhe kërcimeve, simpatizantët socialistë kanë nisur të festojnë sipas tyre, mandatin e katërt në krye të Bashkisë së Tiranës së Edi Ramës.

Por festimet nga të dyja kampet politike kanë startuar nga KZAZ-ja 49, në njësinë nr. 5 aty ku edhe po numërohej kutia e fundit. Menjëherë pas kalimit të fletës së fundit, deputetë dhe simpatizantë të dyja palëve politike kanë nistur të festojnë fitoren e kandidatëve të tyre respektive. Ndërkohë, tashmë i mbetet KQZ-së të nxjerrë fituesin e Bashkisë më të madhe në vend, atë të Tiranës. /ORA/

KOMENTOJE